Nga Presidenca e Parë
Lejoje Perëndinë të Triumfojë!
Përshtatur nga “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Liahona, nëntor 2020, f. 92–95.
A e di se çfarë do të thotë ta lejojmë Perëndinë të triumfojë? Do të thotë që ne e lejojmë Atë të jetë ndikimi më i fuqishëm në jetën tonë.
A je ti i gatshëm ta lejosh Perëndinë të triumfojë në jetën tënde? A do t’i lejosh fjalët e Tij, urdhërimet e Tij dhe besëlidhjet e Tij që të ndikojnë tek ajo që bën çdo ditë? A do ta lejosh zërin e Tij të jetë më i rëndësishëm se çdo zë tjetër?
Kur e lejon Perëndinë të triumfojë, ti do të mësosh të vërteta të përjetshme që do ta udhërrëfejnë jetën tënde. Kur ti e lejon Perëndinë të triumfojë, shumë zgjedhje bëhen më të lehta. Ti do të dish:
-
Çfarë të shikosh dhe lexosh
-
Si ta përdorësh kohën tënde
-
Çfarë dëshiron të arrish
-
Çfarë lloj njeriu dëshiron të bëhesh
Duhet besim dhe guxim për ta lejuar Perëndinë të triumfojë. Teksa e lejon Atë të triumfojë, ti do ta dish se Perëndia ynë është “një Perëndi mrekullish” (Mormoni 9:11).
Çfarë do të Bëje?
A do të falje?
A do të ishe i/e ndershëm/me?
A do të ishe dashamirës/e?
A do të zgjidhje të shikoje diçka të mirë?