2022
Të Ndryshëm por Jo të Vetëm
Shtator/Tetor 2022


Të Ndryshëm por Jo të Vetëm

Ndonjëherë të ishe e vetmja anëtare e Kishës do të thoshte të ndiheshe e vetmuar.

Pamja
boy talking to girl in class

Triiiiiing! Ra zilja për orën e fundit mësimore të ditës. Tani që Megani ishte në 9-vjeçare, ajo shkonte në orë të ndryshme mësimore gjatë ditës. Dhe kishte shumë për të mësuar. Megani ishte e gëzuar që ora e saj e fundit mësimore ishte kohë studimi. Kjo nënkuptonte se mund të fillonte detyrat e shtëpisë.

Megani u ul në një bankë boshe. Një djalë i quajtur Benet shkoi tek ajo.

“Ej, Megan, ti je mormone, apo jo?”

“Unë jam anëtare e Kishës së Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”, – tha Megani.

“Pra, ti mendon se Jozef Smithi e shkroi Librin e Mormonit apo diçka të tillë, apo jo?” – pyeti Beneti.

Megani tha një lutje të shpejtë, të heshtur për të ditur se si të përgjigjej. “Ai e përktheu Librin e Mormonit”, – tha ajo. “Perëndia e thirri atë si profet për të ndihmuar që të kthente Kishën e Krishtit.”

Beneti rrudhi hundët. “Kjo është çmenduri!” – tha ai. Ai qeshi dhe u largua.

Megani ndjeu nxehtësi në fytyrë. Ajo i uli sytë poshtë te libri.

“Ej, Megan.”

Po tani? Megani ngriti sytë. “Oh! Tjeta, Taj.”

“Ndjesë për Benetin”, – tha Taji. Ai u ul përballë saj. “Ajo që po thoshe dukej e rëndësishme për ty.”

“Faleminderit”, – tha Megani. “Është vërtet.”

“Mendoj se e di se si ndihesh”, – tha Taji. “Unë jam i vetmi hindu në shkollë. Është e vështirë kur njerëzit nuk përpiqen t’i kuptojnë bindjet e tua.”

Megani ndonjëherë ndihej e vetmuar si e vetmja anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në shkollën e tyre. Por ajo kurrë nuk e kishte menduar se fëmijë të tjerë mund të ndiheshin po në atë mënyrë.

“Prindërit e mi thonë se kur dikush është i pasjellshëm, ndodh ngaqë nuk ndihet i lumtur brenda vetes”, – tha Megani. Ajo rrotulloi një laps nëpër gishta. “Pyes veten nëse Beneti ndihet i trishtuar. Apo i vetmuar.”

Taji anoi kokën. “Vë bast që ke të drejtë. Ndoshta ai ka nevojë për një shok.”

Megani vuri buzën në gaz. “Ndoshta ai ka nevojë për dy shokë.”

Të nesërmen gjatë kohës së studimit, Megani dhe Taji e panë Benetin të ulej vetëm në tavolinë.

“Tjeta, Benet”, – tha Taji.

Beneti pa i befasuar. “Tjeta!”

“Me çfarë po merresh?” – pyeti Megani, duke zënë vend në një karrige.

“Me historinë.”

“Për detyrën e kontrollit nesër?” Edhe Taji u ul.

“Po”, – tha Beneti.

“Ka shumë gjëra për t’u mbajtur mend”, – tha Taji. Beneti pohoi me kokë.

“Ndoshta mund ta pyetim njëri-tjetrin.” Megani hapi librin e saj të historisë. Ata e bënë me radhë duke bërë pyetje dhe duke iu përgjigjur derisa ra zilja.

Pamja
three kids talking in class

“Ej, Megan, më fal për dje”, – tha Beneti kur u ngritën për të ikur. “Dëgjova ca gjëra për kishën tënde dhe isha kureshtar.” Ai mbështetej sa në një këmbë në tjetrën. “Unë besoj në gjëra të tjera, por duhet të kisha qenë më i sjellshëm.”

Megani buzëqeshi. “Faleminderit. Kisha ime është e rëndësishme për mua, por nuk ka problem nëse besojmë në gjëra të ndryshme.”

“Mendoj se bëjmë një grup studimi të mirë edhe nëse kemi bindje të ndryshme”, – tha Taji.

Beneti vuri buzën në gaz. “Edhe unë. Dhe mendoj se do të dalim shumë mirë në atë detyrë kontrolli.”

Ilustrimet nga Mark Robison

Shtyp në Letër