2022
Tungjatjeta nga Meksika!
Shtator/Tetor 2022


Tungjatjeta nga Meksika!

Bashkohu me Margonë dhe Paolon teksa udhëtojnë nëpër botë për të mësuar rreth fëmijëve të Atit Qiellor.

Meksika është një vend në Amerikën e Veriut. Ka gati 126 milionë njerëz.

Një Ushqim i Lehtë i Shijshëm

chips and guacamole dip

Guakamole është një salcë e bërë me avokado. Njerëzit e hanë atë me pitet e quajtura tako, në sallatë ose me patatina misri. ¡Delicioso!

Takimi së Bashku

Church building in Mexico

Kjo është një godinë kishtare në Meksikë. Meksika ka pothuaj 1,5 milionë anëtarë të Kishës – i dyti për nga çdo vend tjetër në botë.

Baile Folklórico (Vallëzim Popullor)

girl wearing brightly colored dress

Shumë pjesë të Meksikës kanë stilet e tyre të muzikës, vallëzimit dhe veshjes. Kjo vajzë ka veshur një veshje popullore nga Çiapas.

Kultura të Lashta

Mexico - Mayan Pyramid

Meksika ka shumë ndërtesa të bëra nga popuj të lashtë. Çdo vit, miliona njerëz e vizitojnë këtë piramidë të fisit Maja në Çiçen-Itza në shtetin e Jukatanit.

Shumë Tempuj

boy standing outside temple in Mexico

Meksika ka 13 tempuj të përkushtuar, me të tjerë që do të shtohen. Ky djalë vizitoi tempullin në Verakruz.

Page from the September/October 2022 Friend Magazine.

Ilustrimet nga Katie McDee; fotografi e godinës kishtare nga Rachael Heslington