Të Ndihmojmë Ashtu si Jezusi
Jezusi na Premtoi Ngushëllim
Jezu Krishti e dinte që dishepujt e Tij do të kishin nevojë për ngushëllim pasi Ai të vdiste. Kështu që Ai u dha mësim atyre rreth Frymës së Shenjtë. Ai premtoi se Fryma e Shenjtë do t’i ngushëllonte dhe do të ishte gjithmonë me ta. Një emër për Frymën e Shenjtë është Ngushëlluesi. Kur jemi të trishtuar ose të frikësuar, Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të kujtojmë dashurinë e Jezu Krishtit.
Unë, mami dhe babi im dhuruam batanije për një spital fëmijësh. Punonjësit e spitalit thanë se batanijet do t’i ndihmonin fëmijët të mos kishin më frikë. Jam e lumtur që batanijet tona do të ndihmojnë për t’u dhënë zemër fëmijëve dhe për t’i bërë ata të lumtur. Kjo më bëri edhe mua të ndihesha e lumtur.
Bruklin D., 9 vjeçe, Teksas, SHBA