Duart Ndihmëtare nëpër Botë
Njihu me Jaromin nga Meksika
Njihu me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët ashtu siç bëri Jezusi.
Gjithçka rreth Jaromit
Mosha: 10 vjeç
Nga: Meksiko-Siti, Meksikë
Gjuha: spanjisht
Synimet dhe ëndrrat: 1) Të bëhet veteriner ose psikolog. 2) Të vizatojë figura të bukura. 3) T’i trajtojë të tjerët me respekt dhe dashamirësi.
Familja: Jaromi, mami, babi, dy vëllezër
Duart Ndihmëtare të Jaromit
Jaromi ka tre qenushë të vegjël. Një nga detyrat e tij është që t’i ushqejë çdo ditë. Ai i do shumë ata. Jaromi është gjithashtu një dëgjues i mirë dhe një misionar. Kur ai dëgjoi që gjyshi i shokut të tij vdiq, Jaromi e mori në telefon shokun e tij. Jaromi e dëgjoi atë. Ai gjithashtu e ngushëlloi dhe i tregoi rreth planit të Atit Qiellor për ne.
Jaromi dëshiron që miqtë e tij të jenë të lumtur. Ai u flet shpesh atyre për Kishën dhe i fton në mbledhje dhe veprimtari. “Kur lutesh, kujtoji miqtë dhe familjen tënde”, – thotë Jaromi. “Pyet që të dish se si mund t’i ndihmosh ata.”
Gjërat e Parapëlqyera të Jaromit
Vendet: Parku dhe salla e mbledhjeve
Historitë rreth Jezusit: Kur Ai ndihmoi një burrë të verbër dhe kur Ai u ringjall
Kënga e Fillores: “Kur Un’ t’Pagëzohem” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 53)
Ushqimet: supë pozole, patate të skuqura dhe petulla
Ngjyrat: Blu dhe vjollcë
Lëndët në shkollë: Historia dhe gjeografia