2022
Margarita i Shpëton të Gjithë
Shtator/Tetor 2022


Pionierë në Çdo Vend

Margarita i Shpëton të Gjithë

Anija po fundosej! Çfarë mund të bënte Margarita?

Pamja
Margaret (12 years old) is on a ship during the mid-1800s. She is holding a white wool blanket and taking it to the captain of the ship for him to stuff in the holes in the side of the ship.

Margarita qëndroi mbi kuvertë dhe hodhi vështrimin nga oqeani blu përreth saj. Anija lëkundej lart e poshtë mbi valët gjigante.

Familja e Margaritës kishte shitur pothuajse gjithçka që kishte për të lundruar drejt Shteteve të Bashkuara. Udhëtimi do të kërkonte gjashtë javë. Margarita ishte e trishtuar që po largohej nga shtëpia e tyre në Uells. Por ajo gjithashtu ishte e emocionuar për shtëpinë e tyre të re.

Pak muaj më parë, familja e Margaritës kishte takuar misionarët nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Margarita dhe prindërit e saj u pagëzuan. Dhe tani, ata po shkonin që të bashkoheshin me shenjtorët e tjerë në Sion.

Udhëtimi kishte qenë i vështirë deri tani. Nëna e Margaritës ishte e sëmurë. Dhe babai i saj ishte i sëmurë nga vitet e punës në minierat e qymyrit. Kështu që Margarita kujdesej për ta. Ajo kujdesej edhe për vëllanë dhe motrën e saj më të vogël. Ishte një punë e madhe. Por Margarita nuk ankohej.

Ndonjëherë anija lëkundej aq shumë në ujë sa Margaritës i dhembte stomaku. Herë të tjera ajo kishte frikë. Kur ishte e frikësuar, i mbyllte sytë fort dhe i kërkonte ndihmë Atit Qiellor.

Një ditë Margarita dëgjoi të bërtitura. “Po futet ujë në anije! Po fundosemi!”

Gjithsecilin e kapi paniku. Kapiteni iu tha gjithsecilit që të gjenin kova. Njerëzit i mbushnin kovat me ujë për ta hedhur atë jashtë anijes.

Margarita dëshironte të ndihmonte. Ajo u gjunjëzua pranë shtratit dhe u lut aq shumë sa mundej. “Të lutem Atë Qiellor, më ndihmo që të mendoj për ndonjë mënyrë se si të ndihmoj.”

Pamja
A young woman named Margaret smiles as she folds her hands in prayer.

Një ndjenjë paqësore e mbushi zemrën e Margaritës. Ajo e dinte se Ati Qiellor po kujdesej për të. Ai do t’i ndihmonte ata.

Pastaj i erdhi një ide.

Tërhoqi dy batanije të bardha prej leshi nga shtrati i saj dhe vrapoi për të gjetur kapitenin. “Ja”, – tha ajo. “Vendosi këto te vrima që të ndalojë rrjedhja.”

Kapitenit i pëlqeu ideja e Margaritës. Ai i ngjeshi batanijet në vrimë. Pastaj derdhi një kovë të madhe me katran të nxehtë mbi to. Kur katrani u ftoh, vrima u mbyll!

“Faleminderit që hoqe dorë nga batanijet e tua”, – tha kapiteni. “Mendjemprehtësia jote na shpëtoi të gjithëve.”

Margarita buzëqeshi. Ajo e dinte se Ati Qiellor u qe përgjigjur lutjeve të saj. Udhëtimi i saj pionier sapo kishte filluar dhe ajo e dinte se Ai do ta ndihmonte në çdo hap të udhës.

Misionarët e parë erdhën në Uells në vitin 1840.

Një fshat në Uells ka emrin më të gjatë në botë.

Në Uells ka më shumë dele sesa njerëz!

Margarita Grifithsi ishte 11 vjeçe kur u pagëzua.

Kur Margarita u rrit, ajo u martua dhe pati tetë fëmijë.

Ajo shërbeu si presidente e Shoqatës së Ndihmës për 26 vjet.

Shtyp në Letër