2023
Lidhuni
Mars 2023


“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, mars 2023.

Lidhuni

Rikuto I.,

16 vjeç, Japoni

Pamja
i ri

Fotografia nga Sayaka Okubo

Unë quhem Rikuto dhe jam nga qyteti i Matsudos në Japoni.

Gjatë një aktiviteti për mbrëmjen e shtëpisë, unë përdora programin kompjuterik Pema Familjare për të mësuar se kush ishin paraardhësit e mi dhe se si kishte qenë jeta e tyre. U befasova kur mësova se njëri nga paraardhësit e mi kishte qenë kalorës që ruante një perandor japonez, i cili kishte jetuar shumë kohë përpara.

Më pëlqen shumë të luaj futboll, por ngaqë jam anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, nuk dëshiroja të luaja të dielave. Ishte e vështirë për mua t’i thoja trajnerit se nuk mund të stërvitesha të dielave, por kur i shpjegova se frekuentoja kishën, ai prapë më la që t’i bashkohesha skuadrës.

Duke qenë se mungoja në stërvitjen e së dielës, shokët e skuadrës nuk kishin gjithnjë besim te niveli i zotësisë sime. U luta që të përqendrohesha dhe të luaja mirë gjatë stërvitjes, duke qenë se nuk kisha aq kohë për stërvitje sa pjesa tjetër e skuadrës. Kur erdhi ndeshja finale, më ftuan të merrja pjesë në lojë. E di se Perëndia më ndihmoi që ta arrija atë synim.

Shtyp në Letër