2023
Shokët e mi luajnë kumar. E di që është e gabuar. Si mund t’ua shpjegoj atyre?
Mars 2023


“Shokët e mi luajnë kumar. E di që është e gabuar. Si mund t’ua shpjegoj atyre?”, Për Forcën e Rinisë, mars 2023.

Drejt e në Temë

Shokët e mi luajnë kumar. E di që është e gabuar. Si mund t’ua shpjegoj atyre?

Pamja
telefon celular me programe kumari për sportet

Të luash kumar do të thotë të rrezikosh paratë në lojërat e fatit ose të vësh baste për rezultatet e gjërave. “Kisha e kundërshton dhe këshillon mosmarrjen me kumar të asnjë forme. Kjo përfshin bastet sportive dhe lotaritë e financuara nga qeveria” (Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.8.17, ChurchofJesusChrist.org).

Ne e shmangim kumarin për një sërë arsyesh. Jo vetëm që është humbje kohe dhe parash, por mund të shkatërrojë edhe jetën e njerëzve. Ai mund të bëhet një mani, madje një varësi.

Kumari na mëson edhe se mund të fitosh diçka nga asgjëja. Ky është një nocion i rrezikshëm dhe i rremë. Fitimi në kumar është me gjasa të pakta dhe i pasigurt. Suksesi për të cilin ke punuar, është shumë herë më i kënaqshëm, i sigurt dhe afatgjatë.

Nëse ke shokë që luajnë kumar, mund të përpiqesh t’i ndihmosh. Mund t’u thuash, dhe më e rëndësishmja t’u tregosh atyre, se ka mënyra më të mira për ta shpenzuar kohën dhe paratë. Mund t’u tregosh atyre se jeta është më e mirë kur nuk rrezikon paratë dhe mirëqenien tënde për një zakon që sjell paqëndrueshmëri dhe mjerim te kaq shumë njerëz.

Shtyp në Letër