2023
Eja tek Ai
Mars 2023


“Eja tek Ai”, Për Forcën e Rinisë, mars 2023.

Rresht pas Rreshti

Eja tek Ai

Shpëtimtari na fton t’ia vëmë Atij barrët tona.

Pamja
Jezu Krishti

Ilustrimi nga Annie Henrie Nader

Ejani tek Unë

Ne mund të vijmë te Shpëtimtari duke e mësuar ungjillin e Tij, duke pasur besim tek Ai, duke u penduar, duke bërë dhe duke mbajtur besëlidhjet dhe duke ndjekur shembullin e Tij.

të munduar … të rënduar

Mundimi fizik dhe barrët fizike mund të na rraskapitin, por po ashtu edhe ato mendore, emocionale dhe shpirtërore. Shpëtimtari na ofron paqen e Tij, pavarësisht se çfarë lloj barrësh mund të mbajmë ne.

zgjedhë

Zgjedha është një mjet për të shfrytëzuar dy kafshë së bashku që ato të mund ta tërheqin bashkë barrën, të tillë si një parmendë ose një qerre. Zgjedha zakonisht ka një tra druri që vendoset mbi shpinën e secilës kafshë, duke e shpërndarë peshën.

mësoni

Ne mund të mësojmë për Jezu Krishtin duke i studiuar mësimet e Tij dhe shembullin e Tij dhe duke u përpjekur për t’i ndjekur ato.

prehje

Prehja e Shpëtimtarit është paqja e Tij, e cila na qetëson mendjen dhe shpirtin. Ai na ndihmon t’i mposhtim shqetësimet e botës dhe na jep forcë shpirtërore kur ndihemi të dobët.

e ëmbël … e lehtë

Marrja e zgjedhës së Shpëtimtarit mbi vete do të thotë ta lidhim veten me Të nëpërmjet besëlidhjeve. Do të thotë t’ia japim zemrën Atij dhe veprës së Tij. Kur e bëjmë këtë, barrët tona duken më të lehta për shkak se Ai na ndihmon.

Shtyp në Letër