2023
Ne Mund të Pendohemi
Mars 2023


“Ne Mund të Pendohemi”, Për Forcën e Rinisë, mars 2023.

Unë Mund të Bëj Gjithçka me anë të Krishtit

Të rinj e të reja tregojnë se si Krishti i ka forcuar ata për të bërë gjëra të vështira (shih te Filipianëve 4:13).

Ne Mund të Pendohemi

Pamja
i ri

Edhe pse u pagëzova kur isha tetë vjeç, nuk bëja gjithmonë gjërat e duhura. Kur isha adoleshent, fillova të dilja me një grup djemsh dhe filluam të përfshiheshim në gjëra që e dija se nuk ishin të mira.

Pasi motra ime u martua, ajo më ndihmoi të kthehesha në Kishë. Mësova për rëndësinë e Fjalës së Urtësisë dhe që ta trajtoja mirë trupin tim.

Por një ditë, unë bëra një mëkat tjetër të rëndë. E ndjeva se nuk mund ta kisha Shpirtin ose fuqinë e priftërisë me vete. U ndjeva shumë i pavlerë dhe mendoja se nuk do të isha në gjendje t’i kryeja përgjegjësitë e mia në Kishë, të tilla si bekimin dhe shpërndarjen e sakramentit.

Por ungjilli më mësoi se ne mund të pendohemi gjithmonë. E kisha të vështirë të shkoja te peshkopi dhe t’ia rrëfeja mëkatin tim. E kisha të vështirë faktin që mund të më shihnin njerëzit tek hyja në zyrën e peshkopit. Por unë doja paqen e Zotit dhe doja të pendohesha.

Peshkopi bëri një lutje me mua dhe më tha se Zoti është gjithmonë i mëshirshëm ndaj atyre që kërkojnë të pendohen dhe se do të isha në gjendje që ta merrja veten nga gabimi im. Tani kam filluar të lexoj shkrimet e shenjta e të lutem dhe e di se kjo më ndihmon t’i bëj ballë tundimit.

Nëse procesi i pendimit është i vështirë për ty, ti duhet të kujtosh gjithmonë dhuratën e Jezu Krishtit dhe Shlyerjen e Tij të mrekullueshme. Të gjithë ne mëkatojmë dhe bëjmë gabime dhe nuk do ta marrim përsosurinë në këtë jetë. Por nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe gjakut që Ai derdhi për ne, ne mund të pendohemi gjithmonë. Me ndihmën e Zotit, ne mund të vazhdojmë përpara drejt përsosjes.

Keneth B., Tongë

Shtyp në Letër