2023
Si mund t’i ndihmoj më mirë shokët dhe shoqet e mia që nuk janë aktivë në Kishë, për t’ua forcuar dëshminë?
Mars 2023


“Si mund t’i ndihmoj më mirë shokët dhe shoqet e mia që nuk janë aktivë në Kishë, për t’ua forcuar dëshminë?”, Për Forcën e Rinisë, mars 2023.

Pyetje dhe Përgjigje

“Si mund t’i ndihmoj shokët dhe shoqet e mia që nuk janë aktivë në Kishë, për t’ua forcuar dëshminë?”

Ji një Bekim për të Tjerët

Pamja
e re

“Kur përpiqem të ndihmoj një shok që ta forcojë dëshminë e tij vetjake, unë përpiqem të jem një bekim dhe mbështetje në jetën e tij. Përpiqem të jem një shembull dhe t’i tregoj atij se ungjilli i Krishtit mund t’i forcojë miqësitë dhe marrëdhëniet e tij familjare nëse ai përpiqet të jetë i bindur dhe i drejtë. Dua ta ndihmoj që ai të ndiejë se e duan.”

Selina O., 19 vjeçe, Bolivi

Fto Gjithmonë

“Ti mund t’u mësosh shokëve e shoqeve të tua për dashurinë dhe mëshirën e Jezu Krishtit dhe se si Ai mund t’i ndihmojë ata. Ftoji ata që të shkojnë në Kishë dhe t’i frekuentojnë klasat e të rinjve ose të rejave me ty. Kjo mund t’i ndihmojë të zhvillojnë një dëshmi të fortë për Jezu Krishtin.”

Shara R., 12 vjeçe, Kolumbi

Së Pari Ji Shoku ose Shoqja e Tyre

Pamja
e re

“Unë gjithmonë përpiqem t’i përfshij të gjithë dhe të sigurohem që shokët e shoqet e mia ta dinë se i kam në mendje. E di se mund të jem një dritë për ta teksa e ruaj miqësinë dhe dashurinë me ta. Unë mund t’i ftoj shokët e shoqet e mia në aktivitetet e Kishës, por gjithmonë së pari jam shoqja e tyre e vërtetë. Shokët e shoqet e tua do ta forcojnë dëshminë e tyre teksa e shohin shembullin tënd të dashur dhe miqësinë përkrahëse.”

Mia D., 19 vjeçe, Florida, SHBA

Krishti do të të Ndihmojë

“Mund të jetë e vështirë të kesh shokë e shoqe më pak aktive, por më pëlqen t’i ftoj shokët e shoqet e mia në një aktivitet argëtimi për rininë ose në Kishë kur jap një bisedë. Nëse tregojnë interes, u jap një Libër Mormoni me dëshminë time dhe vargje të shenjuara që më kanë rënë në sy. Mos harro, Krishti do të të ndihmojë në cilëndo situatë.”

Elizabeta B., 15 vjeçe, Florida, SHBA

Thjesht Ji Dashamirës/e

Pamja
i ri

“I bëra mësuesit tim të seminarit këtë pyetje. Ai tha: ‘Thjesht ji dashamirës Xhordan. Ti po bën tashmë gjënë e duhur.’ Në fillim mendova: ‘Të jesh thjesht dashamirës nuk mjafton’. Por pastaj mendova për shoqen time që kishte nevojë për miqësinë dhe shembullin tim. Shpirti më ndihmoi të isha dashamirës dhe të dija se çfarë të thosha. Tani, ajo dëshiron të pagëzohet një ditë!”

Xhordan S., 17 vjeç, Jutë, SHBA

Shtyp në Letër