2023
Gati për të Qenë një Misionar/e
Mars 2023


“Gati për të Qenë një Misionar/e”, Për Forcën e Rinisë, mars 2023.

Gati për të Qenë një Misionar/e

Nga e di që je i/e përgatitur për të shërbyer në një mision?

Pamja
misionarët

Presidenti Rasëll M. Nelson na ka kujtuar për rëndësinë e punës misionare dhe i ka inkurajuar të rinjtë e të rejat që të përgatiten për të shërbyer.1 Të qenit një misionar/e kohëplotë kërkon punë, por punë kërkon edhe të bërit një misionar/e!

Përgatitja për mision nganjëherë mund të duket e lodhshme ngaqë duket sikur ka shumë gjëra për të bërë:

“Kam nevojë të kursej para”.

“Duhet të studioj manualin Predikoni Ungjillin Tim”.

“Si të gatuaj ose t’i laj rrobat vetë?”

“Duhet të caktoj një takim me peshkopin.”

“A kam aq vetëbesim sa ta përhap ungjillin?”

Këto mendime dhe shqetësime qëndrojnë. Megjithatë, është më mirë të përqendrohesh te qëllimi më i madh për shërbimin tënd.

Arsyeja Jote

Është e dobishme ta pyetësh veten: “Pse dua që të shërbej në një mision?”

Mbase të duket sikur është detyra jote. Mbase je i/e emocionuar për të jetuar në një vend të ri ose të mësosh një gjuhë të re. Mbase dëshiron të tregosh dëshminë tënde për Shlyerjen e Jezu Krishtit ose doktrinën e familjeve të përjetshme. Ose beson, siç ka thënë Presidenti Nelson, se “të gjithë e meritojnë mundësinë që të dinë për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit”2.

Disa arsye për të shërbyer në një mision janë më të mira se të tjerat dhe ka më shumë se një arsye të mirë për të shkuar. Arsyet e tua duhet të përqendrohen përfundimisht te dashuria jote për Zotin dhe ungjillin e Tij të rivendosur. Mendo për arsyet e tua dhe nëse ato do të të ndihmojnë t’i shërbesh Zotit “me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën t[ënde]” (Doktrina e Besëlidhje 4:2). Dhe nëse nuk e ke dëshirën, ti mund t’i lutesh Atit Qiellor që të të ndihmojë ta fitosh atë.

Pamja
motër misionare duke dhënë shërbim

Dëshmia Jote

“A kam një dëshmi për ungjillin e Jezu Krishtit? A besoj vërtet që Ai më ka thirrur të shërbej?”

Qëllimi i një misionari/je është t’i ftojë të tjerët të vijnë te Krishti. Nëse po fton njerëz për të mësuar rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij, është e rëndësishme që të kesh dëshminë tënde vetjake.

Dëshmia jote nuk ka përse të jetë e përsosur, do të ketë gjithmonë vend për ta ndërtuar atë. Ajo që ka vërtet rëndësi, është themeli: Jezu Krishti. Ti mund të arrish ta njohësh vetë Atë duke i studiuar fjalët e Tij në shkrimet e shenjta, duke iu lutur Atit Qiellor në emrin e Tij dhe duke u përpjekur fort për të jetuar si Ai.

Të qenit një misionar/e i/e shkëlqyer nuk do të thotë që do të kesh gjithmonë rezultate të shkëlqyera kur bisedon me njerëz apo të dish përmendsh çdo shkrim të shenjtë (edhe pse mund të punosh gjithmonë për t’i përmirësuar zotësitë e tua). Për aq kohë sa i mirëbeson Zotit, beson tek Ai dhe je i/e gatshëm/me ta bësh punën e Tij, Ai do të t’i lartësojë përpjekjet dhe do të të ndihmojë që të bëhesh një misionar/e i/e efektshëm/me.

Pamja
motra misionare

Dhurimi që Merr në Tempull

“A ndihem i/e përgatitur për të shkuar në tempull?”

Përpara se të shërbesh në një mision, ka të ngjarë që do të marrësh dhurimin në tempull nëse nuk e ke marrë ende këtë.

Bekimet e tempullit janë “një aspekt bazë, por që anashkalohet shpesh rreth përgatitjes ndaj thirrjes për veprën”. Dhe “denjësia vetjake është kërkesa e vetme më e rëndësishme për t’i marrë bekimet e tempullit”3. Teksa përgatitesh dhe je i/e denjë për të shkuar në tempull dhe për të bërë besëlidhje të shenjta me Perëndinë, ti do të përgatitesh gjithashtu për të qenë një misionar/e për Të (shih te Doktrina e Besëlidhje 105:33; 109:22).

Si përfundim, ti mund të ndjekësh një klasë përgatitore për tempullin. Por ndërkohë, mund të bësh studim dhe përgatitje vetjake. Presidenti Nelson ka rekomanduar shkrime të shenjta dhe tema ungjilli të caktuara që mund t’i studiosh për të mësuar rreth tempullit.4 Mund të mësosh më shumë edhe në temples.ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
misionar me shërbim përpara një kompjuteri

I/E Denjë dhe i/e Përgatitur

Pra, ka shumë aspekte të përgatitjes për mision. Po, ti duhet të kursesh para, ta mbash veten fizikisht në formë dhe të mësosh zotësi bazë si arnimi i rrobave ose gatimi. Ato synime mund t’i kesh ende.

Por mos lejo që hollësitë të të mbingarkojnë. Përgatitja më e rëndësishme që mund të bësh, është e tillë që të lejon të jesh një mjet i denjë dhe i efektshëm në duart e Zotit.

Nëse ndihesh i/e papërshtatshëm/me, i/e stresuar ose i/e pasigurt për të shërbyer, është diçka e natyrshme. Thjesht kujto se Zoti dëshiron që ti t’ia dalësh mbanë! Kur mirëbeson tek Ai dhe e ndjek udhërrëfimin e Shpirtit, Ai do të të ndihmojë të përgatitesh për të qenë misionari/ja më i/e mirë që mundesh.

Shtyp në Letër