2023
Shpëtimtari Di se si të më Ndihmojë gjatë Sëmundjes së Kancerit
Mars 2023


“Shpëtimtari Di se si të më Ndihmojë gjatë Sëmundjes së Kancerit”, Për Forcën e Rinisë, mars 2023.

Unë Mund të Bëj Gjithçka me anë të Krishtit

Të rinj e të reja tregojnë se si Krishti i ka forcuar ata për të bërë gjëra të vështira (shih te Filipianëve 4:13).

Shpëtimtari Di se si të më Ndihmojë gjatë Sëmundjes së Kancerit

Pamja
e re

Jeta ime ishte krejt normale deri në dimrin e vitit 2020. U sëmura nga ajo që menduam se ishte një infeksion, kështu që mora një recetë mjeku me një kurë antibiotikësh. Më vonë, fillova të kisha dhimbje koke, lodhje dhe humbje ndjenjash. Menjëherë pas kësaj u zgjova rreth orës 22:00 me mendimin se ishte mëngjes dhe fillova të bëhesha gati për shkollë.

Kur motra më tha se ishte ende natë, vrapova për në dhomën e prindërve në një gjendje histerie. Mami më preku ballin dhe kisha temperaturë shumë të lartë. Të nesërmen shkuam te mjeku, i cili më bëri një sërë analizash.

Atë natë prindërit e mi erdhën në dhomën time, duke qarë. Ata më thanë se kisha leucemi dhe se na duhej të shkonim në spital për të marrë më shumë përgjigje. E kalova gjithë natën në dhomën e urgjencës dhe e fillova trajtimin e kimioterapisë vetëm pak ditë më vonë.

Trajtimi im do të vazhdojë edhe për një apo dy vjet, por është bërë pak më i përballueshëm. Jam ndier pak më mirë kohët e fundit dhe shpresoj të jem në gjendje të shkoj në shkollë së shpejti. Megjithatë, nuk është lehtë. Kimioterapia ka shumë efekte anësore, përfshirë edhe një gjendje të kockave të quajtur nekroza avaskulare që ma vështirëson aftësinë për të ecur.

Pamja
e re në spital

Pavarësisht të gjitha këtyre, ndoshta pikërisht për shkak të kësaj, jam afruar shumë më tepër me Atin tim Qiellor. Tani kam një kuptueshmëri më të thellë për Shlyerjen e Jezu Krishtit. E mendoja Shlyerjen e Tij si diçka që të nevojitej vetëm kur bëje një gabim. Kjo është një pjesë e saj, por mbështetja te Shpëtimtari është gjithashtu diçka që më ka ndihmuar të ndihem më pak e vetmuar.

Jezu Krishti ka marrë mbi Vete të gjitha mundimet dhe mëkatet tona, që do të thotë se Ai e di saktësisht se si të më ndihmojë ndërsa kam leucemi. Të kalosh nëpër çfarëdolloj sprove mund të duket shumë izoluese, por nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit, ne mund të gjejmë ngushëllim nga fakti se Ai e kupton vërtet atë që ne po kalojmë.

Rubi H., Jutë, SHBA

Shtyp në Letër