Më Do Ti
Këtu është teksti i kësaj kënge nga albumi “Tema e Rinisë për Vitin 2024”.
1. Në telefonin tim,
Fotografi t’grave vështroj.
Pse më të lumtura
Se un’ duken ato, mendoj.
Dhe më kot po endem,
Kush duhet të jem, un’ të zbuloj.
Natën gjumi s’më merr,
Se pritshmëritë mua shum’
më rëndojn’. T’vërtetën si ta gjej,
Kur s’mund ta dalloj.
Në oqean të thell’,
Një pik’ të vetme të nis të kërkoj. Ëëë.
Më pas Ty të dëgjoj kur ndiej vetmi.
Zëri Yt m’shëron,
Nga vetja m’shpëton.
Barrën e rënd’
Ma heq e ma leht’son.
Dhe më kujtohet se më do Ti.
Hyjnore nga natyra jam,
Më ke bër’ përsosurisht.
Kur ndiej se s’më duan,
Ti m’thua.
Më kujtohet se më do Ti.
Hyjnore nga natyra jam,
Më ke bër’ përsosurisht.
Kur ndiej se s’më duan,
Ti m’thua se më do. Se më do.
2. Zhurmat un’ i lë pas
Dhe në qetësi e kuptoj
Se sa shum’ më do Ti.
Gjith’ shpresa që më duhet, ësht’ kjo.
Prova është çdo krijim,
Çdo gjë që bëre n’emrin tim.
Sa herë ndiej vetmi, të dëgjoj.
Zëri Yt m’shëron,
Nga vetja m’shpëton.
E di se kush jam
Kudo që un’ të shkoj.
Më kujtohet se më do Ti.
Hyjnore nga natyra jam,
Më ke bër’ përsosurisht.
Kur ndiej se s’më duan,
Ti m’thua.
Më kujtohet se më do Ti.
Hyjnore nga natyra jam,
Më ke bër’ përsosurisht.
Kur ndiej se s’më duan,
Ti m’thua se më do. Se më do.
3. Plagët që kam, s’më përcaktojn’.
Historin’ time tregojn’.
Zhduket çdo papërsosuri,
Ti m’bën n’vete t’shoh bukuri.
Plagët që kam, s’më përcaktojn’.
Historin’ time tregojn’.
Zhduket çdo papërsosuri,
Po, zhduket.
Dhe më kujtohet se më do Ti.
Hyjnore nga natyra jam,
Më ke bër’ përsosurisht.
Kur ndiej se s’më duan,
Ti m’thua.
Më kujtohet se më do Ti.
Hyjnore nga natyra jam,
Më ke bër’ përsosurisht.
Kur ndiej se s’më duan,
Ti m’thua se më do. Se më do.