Për Forcën e Rinisë
Pyetësorët Pa Paralajmërim dhe Lutja
Korrik 2024


“Pyetësorët Pa Paralajmërim dhe Lutja”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2024.

Zëra të Rinisë

Pyetësorët Pa Paralajmërim dhe Lutja

Tajana C., 17 vjeçe, Abixhan, Bregu i Fildishtë

e re

Fotografitë nga Ebick Ngoma

Kohët e fundit isha e stresuar ngaqë nuk kisha marrë notat që doja. E mendova dhe kuptova që nuk po bëja lutje dhe nuk po i lexoja shkrimet e shenjta. Ndaj vendosa të lexoja shkrimet e shenjta dhe të lutesha çdo mëngjes. Shpejt, notat e mia filluan të ngriheshin pak e nga pak. Leximi i shkrimeve të shenjta dhe lutja më kanë ndihmuar vërtet.

Një herë tjetër patëm një pyetësor pa paralajmërim në shkollë. Nuk kisha mësuar. Nuk kishte mësuar askush, mësuesja na kapi në befasi. Të gjithë filluan të kopjonin për pyetësorin. Nuk do të gënjej – doja vërtet të kopjoja. Por diçka më tha: “Duhet të ulesh dhe të bësh më të mirën tënde me aq sa di”. Ishte një zë i butë. Isha e stresuar dhe zëri ma qetësoi zemrën. Ndaj nuk pashë as majtas dhe as djathtas. Iu përgjigja atyre pyetjeve që dija. Në fund, isha e vetmja që kishte marrë pikë të larta. Jam e lumtur që e dëgjova Frymën e Shenjtë.