“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2024.
Lidhuni
Renata B.
12 vjeçe, La Paz, Bolivi
Më bullizonin në shkollë dhe nëpërmjet internetit. U tregova prindërve të mi se çfarë ndodhi, dhe ata më ndihmuan. Dhe çdo ditë iu luta Atit Qiellor për një marrëdhënie më të mirë me miqtë e mi dhe që të mund të isha e fortë për t’u përballur me atë që po kaloja. Ndjeva paqe dhe tani gjërat po shkojnë më mirë. Po mësoj t’i fal bullizuesit dhe të mos u mbaj mëri.
Kam pasur përvoja të tjera ku Perëndia më ka ndihmuar. Unë bëj gjithnjë një lutje kur kam një shfaqje baleti, pasi emocionohem shumë. Më bën gjithmonë më të qetë kur mendoj për Atin Qiellor. U ushtrova gjithashtu në piano derisa qeshë në gjendje të luaja në kishë. Ndonëse nuk isha e shkëlqyer, dhashë më të mirën time dhe i pashë bekimet nga Zoti.