“Forca e Heronjve”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2024.
Forcë nga Shkrimet e Shenjta
Forca e Heronjve
Heronjtë e Librit të Mormonit kishin nevojë për forcë gjithashtu dhe Jezu Krishti ishte burimi i saj. Si mund të marrësh nga forca e Tij siç bënë këta heronj?
Ilustrimet nga Jarom Vogel
Nefi: Zbulesa (1–2 Nefi)
Largimi nga shtëpia, ndeshja me sfida familjare dhe përballja me të panjohurën mund të jenë të vështira. Por kur e vuri besimin e tij te Zoti, Nefi mësoi të kërkonte zbulesë dhe të mirëbesonte se Zoti do t’ia rrëfente udhën.
Alma dhe Bijtë e Mosias: Pendimi (Mosia 27–28; Alma 36)
Duhet forcë për t’u penduar dhe për të pranuar se e kishe gabim. Pasi ky grup shokësh përjetoi një thirrje të fuqishme për pendim, ata u kthyen te Jezu Krishti dhe gjetën forcë të madhe. Ata plot guxim hoqën dorë nga jeta e tyre e mëparshme dhe me besim i shërbyen Zotit dhe ndihmuan njerëz të tjerë të bënin të njëjtën gjë. Ata gjetën gëzim të madh.
Luftëtarët e Rinj: Duke Luftuar Betejat e Jetës (Alma 53; 56–57)
Jeta ka beteja të të gjitha llojeve. Kur këta të rinj u përballën me beteja, ata mbajtën mend atë që nënat e tyre ua mësuan rreth ungjillit dhe luftuan “me fuqinë e Perëndisë” (Alma 56:56).