Për Forcën e Rinisë
Po nëse nuk mund ta them dot që e di se ungjilli është i vërtetë?
Korrik 2024


“Po nëse nuk mund ta them dot që e di se ungjilli është i vërtetë?”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2024.

Drejt e në Temë

Po nëse nuk mund ta them dot që e di se ungjilli është i vërtetë?

Pamja
bimë që po ujitet

Nëse nuk e ndien se mund të thuash: “E di”, nuk ka problem. Filloje me atë që ti beson. Dhe nëse je i/e pasigurt për atë gjë, filloje me atë që ti dëshiron të besosh. Pastaj “lëre… këtë dëshirë të veprojë në [ty]” (Alma 32:27) dhe të të udhëheqë që të veprosh – të lutesh, të studiosh, të pendohesh, të shërbesh. Teksa ushtron besim, kushtoju vëmendje mendimeve dhe ndjenjave të tua. Me kalimin e kohës, mund të thuash me vetëbesim: “Unë besoj”.

Të besuarit është një fjalë e çmuar, një veprim akoma më i çmuar dhe [ti] kurrë nuk [ke] pse të kërkon[sh] falje ngaqë ‘vetëm beson…’.”

Çmoji si thesar të vërtetat e ungjillit që ti beson. Vepro sipas tyre. Ji i/e vërtetë ndaj tyre. Kur bën kështu, ti do të bekohesh me Shpirtin e Shenjtë. Në Kishë mund të ndihesh si në shtëpi, pavarësisht se çfarë lloj dëshmie ke. Siç tha Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë: “Nuk di të ketë ndonjë shenjë te dyert e shtëpive tona të mbledhjeve që thotë: ‘Dëshmia jote duhet të jetë kaq e gjatë për t’u futur’”.

Shtyp në Letër