“Fjalë Sipas të Cilave Duhet të Jetojmë”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2024.
Fjalë Sipas të Cilave Duhet të Jetojmë
Bekimi Yt Patriarkal
Përshtatur prej fjalimeve në konferencën e përgjithshme të prillit 2023 nga Plaku Kazuhiko Jamashita dhe Plaku Randall K. Benet, të Të Shtatëdhjetëve.
Ilustrimet nga [studio krijuese] Guev
-
Përmban këshillë vetjake nga Zoti për ty.
-
Deklaron prejardhjen tënde në shtëpinë e Izraelit.
-
Është shkrim i shenjtë vetjak.
-
Është i shenjtë dhe konfidencial.
-
Nuk tregon çdo hollësi të jetës sate.
-
Nuk u përgjigjet të gjitha pyetjeve të tua.
Nëse aty nuk përmendet një ngjarje e rëndësishme e jetës, mos e merr sikur nënkupton që nuk do ta kesh atë mundësi. Bekimi patriarkal është i përjetshëm, dhe nëse jeton i/e denjë, premtimet që nuk janë përmbushur në këtë jetë, do të të jepen në jetën tjetër.
Sa Vjeç Duhet të Jesh?
-
Mjaft i pjekur për ta kuptuar rëndësinë dhe natyrën e shenjtë të bekimit dhe të kuptosh doktrinën bazë të ungjillit.
-
Në rrethana ideale, në moshë mjaft të re që shumë vendime të rëndësishme në jetë të jenë ende përpara për t’u marrë.