Tetor 2015 Mbledhja e Përgjithshme e Grave Mbledhja e Përgjithshme e Grave Rosemary M. WixomZbulimi i Hyjnisë Brenda NeshMotra Uiksom na mëson se secili prej nesh erdhi në tokë me një natyrë hyjnore. Të kuptuarit dhe të zhvilluarit e natyrës sonë hyjnore na ndihmon të dimë përse jemi këtu në tokë; gjithashtu na ndihmon të dimë se Ati Qiellor na do. Natyra hyjnore brenda secilit prej nesh na nxit gjatë kësaj jete që të mësojmë të vërteta të përjetshme dhe t’u shërbejmë të tjerëve. Linda S. ReevesTë Denja për Bekimet Tona të PremtuaraLinda S. Rivs i nxit motrat të mbajnë mend bekimet që Ati Qiellor u ka premtuar atyre që e jetojnë ungjillin. Carol F. McConkieJemi Këtu për t’i Shërbyer një Kauze të DrejtëMotra Karol F. Mek-Konki i fton vajzat dhe gratë e të gjitha moshave që t’i shërbejnë një kauze të drejtë ndërsa ndihmojmë për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë. Dieter F. UchtdorfNjë Verë me Teto RozënPresidenti Uhtdorf tregon një histori për një vajzë të re që mësoi rreth besimit, shpresës dhe dashurisë, ndërkohë që kaloi një verë me teton e saj. Sesioni i Paradites të së Shtunës Sesioni i Paradites të së Shtunës Dieter F. UchtdorfFunksionon në Mënyrë të Mrekullueshme!Presidenti Uhtdorf na nxit ta thjeshtësojmë metodën tonë të dishepullimit, në qoftë se e shohim që ungjilli nuk po funksionon në jetën tonë. M. Russell BallardPerëndia Është në TimonPlaku M. Rasëll Ballard na kujton se Perëndia është në timon dhe që, nëse ne i mbajmë besëlidhjet që kemi bërë, do të bekohemi dhe mbrohemi. Richard J. MaynesGëzimi i të Jetuarit të një Jete të Përqendruar te KrishtiPlaku Meinis shpjegon se si të jetuarit e një jete të përqendruar te Krishti do të na ndihmojë të kemi paqe, lumturi dhe gëzim kur ne përballemi me fatkeqësi. Neill F. MarriottDorëzimi i Zemrave Tona PerëndisëMotra Mariot na mëson se ne mund ta bëjmë udhën e Zotit tonën kur jemi të përulur dhe të hapur ndaj Shpirtit të Tij. Motra Mariot tregon historinë se si familja e saj u mbështet në besimin e tyre dhe te fjalët e motos së tyre familjare “Gjithçka do të shkojë mirë” kur vajza e tyre ndërroi jetë pas një aksidenti me biçikletë. Larry R. LawrenceÇfarë më Mungon Tjetër?Plaku Lorens na mëson se Fryma e Shenjtë mund të na tregojë nëpërmjet zbulesës vetjake se si mund të përmirësohemi. Plaku Lorens na mëson se përparimi i përjetshëm fillon në këtë jetë kur me përulësi e pyesim Zotin se çfarë duhet të përmirësojmë, dhe më pas veprojmë sipas nxitjeve që marrim nga Fryma e Shenjtë. Ne mund të bëhemi të përsosur dhe të shenjtëruar nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Francisco J. ViñasFjala e Këndshme e PerëndisëPlaku Francisko J. Vinjas jep mësim se “fjala e këndshme e Perëndisë” mund të na shërojë nga vuajtjet tona dhe të na drejtojë te shoqërimi i Frymës së Shenjtë nëpërmjet pendimit të sinqertë e të vazhdueshëm. Quentin L. CookTë Rregullt dhe Sipas Modës së Bristolit: Jini të Denjë për në Tempull – në Kohë të Mira dhe në Kohë të KëqijaKuentin L. Kuk tregon tri mënyra se si ne mund të zhvillojmë drejtësi vetjake dhe të gëzojmë lumturi në këtë jetë dhe jetën tjetër. Sesioni i Pasdites të së Shtunës Sesioni i Pasdites të së Shtunës Henry B. EyringMbështetja e Drejtuesve të KishësPresidenti Henri B. Ajring paraqet emrat e Autoriteteve të Përgjithshme dhe të drejtuesve të përgjithshëm për votimin mbështetës. Ai prezanton thirrje të reja. Robert D. HalesPërballja me Sfidat e Botës së SotmePlaku Hejls i udhëzon të rinjtë në moshë madhore që të bëjnë zgjedhje të mençura për sa i përket arsimimit, martesës dhe shërbimit në Kishë teksa planifikojnë për të ardhmen e tyre. Jeffrey R. HollandJa Nëna JoteXhefri R. Holland u thur lavde forcës, përkushtimit, ndikimit dhe dashurisë së nënave. Bradley D. FosterNuk Është Kurrë Tepër Herët dhe Nuk Është Kurrë Tepër VonëPlaku Bredli D. Foster na mëson se nuk është kurrë tepër herët dhe nuk është kurrë tepër vonë për t’u mësuar fëmijëve tanë ungjillin e Jezu Krishtit. Hugo MontoyaTë Vënë në Provë dhe të Tunduar – por të NdihmuarPlaku Hugo Montoia na kujton se megjithëse ne vihemi në provë dhe tundohemi, ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin që t’i mposhtim sprovat tona nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Vern P. StanfillZgjidheni DritënPlaku Vern P. Stenfill i nxit anëtarët e Kishës që të kërkojnë dritë dhe fuqi shpirtërore duke ia vënë veshin këshillës profetike, duke vepruar sipas nxitjeve shpirtërore dhe duke iu bindur urdhërimeve të Perëndisë. James B. MartinoKthehuni tek Ai dhe Përgjigjet Do Të VijnëPlaku Martino na mëson se si bindja, studimi i shkrimeve të shenjta, lutja dhe agjërimi na ndihmojnë të ndiejmë Shpirtin dhe të gjejmë përgjigje për pyetjet tona. Dallin H. OaksTë Forcuar nga Shlyerja e Jezu KrishtitDallin H. Ouks dëshmon për fuqinë e Shlyerjes së Krishtit për të na forcuar dhe ndihmuar gjatë dhembjeve, hidhërimeve dhe lëngatave të vdekshmërisë. Sesioni i Përgjithshëm i Priftërisë Sesioni i Përgjithshëm i Priftërisë Neil L. AndersenBesimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga ZgjedhjaPlaku Andersen diskuton për mënyrën se si ne mund të zgjedhim ta forcojmë dhe ta mbrojmë besimin tonë. Randall K. BennettHapi Juaj VijuesRandall K. Beneti përshkruan parime që do të na ndihmojnë të ndërmarrim hapin tjetër vijues drejt përqafimit të dashur të Atit tonë Qiellor dhe Shpëtimtarit tonë. Dieter F. UchtdorfMos Ki Frikë, Vetëm Ki BesimPresidenti Diter F. Uhtdorf na thotë që të jemi si Danieli dhe të kemi kurajën për të besuar dhe për t’i bërë ballë cinizmit dhe dyshimit në një botë laike. Duke e bërë këtë, ne do të kemi më shumë dritë, të vërtetë dhe paqe në jetën tonë. Henry B. EyringJu Nuk Jeni të Vetëm në PunëPresidenti Henri B. Ajring i kujton mbajtësit e priftërisë që shërbimi i priftërisë ka të bëjë me të ndihmuarin e fëmijëve të Perëndisë të kthehen tek Ai dhe që Zoti është me ta në atë shërbim. Thomas S. MonsonZbatojini UrdhërimetPresidenti Tomas S. Monson na nxit t’i zbatojmë urdhërimet dhe përcakton disa nga bekimet kur e bëjmë këtë gjë. Sesioni i Paradites të së Dielës Sesioni i Paradites të së Dielës Thomas S. MonsonJini një Shembull dhe një DritëPresidenti Tomas S. Monson na mëson të jemi “shembull për besimtarët” dhe një dritë për botën. Kur e bëjmë këtë, ne do të dallohemi, por kur e bëjmë Krishtin thelbin e jetës sonë, frika jonë do të zëvendësohet nga kuraja. Ronald A. RasbandQëndroj Plot HabiPlaku Rasband shpreh mirënjohje dhe dëshmon për dashurinë e Shpëtimtarit dhe Shlyerjen e Tij, si dhe i nxit shenjtorët e ditëve të mëvonshme që t’i ndihmojnë të tjerët me dashuri. Gary E. StevensonTë Vërtetat e Qarta dhe të ÇmueshmePlaku Geri E. Stivenson përshkruan thirrjen e tij në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe jep dëshminë e tij për të vërtetat e qarta dhe të çmueshme të ungjillit. Dale G. RenlundNëpërmjet Syve të PerëndisëDejll G. Renlandi na jep mësim se, që t’u shërbejmë të tjerëve me të vërtetë, ne kemi nevojë t’i shohim ata ashtu siç i sheh Ati Qiellor. Russell M. NelsonNjë Lutje drejtuar Motrave të MiaPresidenti Rasëll M. Nelson lëvdon ndihmesat e bëra nga gratë në Kishë dhe komunitet. Ai i nxit gratë që t’i mbajnë besëlidhjet e tyre. Gregory A. SchwitzerLëreni Trombën e Mprehtë të TingëllojëGregori A. Shvicer i nxit shenjtorët e ditëve të mëvonshme të dëshmojnë trimërisht dhe qartësisht në mbrojtje të Kishës dhe doktrinës së Jezu Krishtit. Claudio R. M. CostaSe Gjithmonë e Kujtojnë AtëPlaku Kosta jep mësim se si përsiatja mbi jetën dhe Shlyerjen e Krishtit mund ta bëjë sakramentin më domethënës dhe të ftojë shoqërimin e Shpirtit. Henry B. EyringFryma e Shenjtë si Shoqëruesi JuajHenri B. Ajring i nxit anëtarët që ta kërkojnë shoqërimin e Frymës së Shenjtë, i cili siguron mbrojtje, udhërrëfim dhe ngushëllim. Sesioni i Pasdites të së Dielës Sesioni i Pasdites të së Dielës D. Todd ChristoffersonPërse KishaD. Tod Kristoferson përshkruan disa arsye përse nevojitet Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për të përmbushur qëllimet e Shpëtimtarit. Devin G. DurrantZemra Ime i Përsiat Ato VazhdimishtDevin G. Durrant i nxit anëtarët që të kursejnë para çdo javë dhe të përsiatin e mësojnë përmendsh një shkrim të shenjtë çdo javë me qëllim që të kenë fuqi dhe mbrojtje më të madhe shpirtërore. Von G. KeetchTë Bekuar dhe Të Lumtur Janë Ata Që i Zbatojnë Urdhërimet e PerëndisëPlaku Kiç jep mësim se urdhërimet janë një burim mbrojtjeje dhe udhërrëfimi për të na ndihmuar të bëhemi ajo çka Perëndia do që ne të bëhemi. Carole M. Stephens“Nëse Më Doni, Zbatoni Urdhërimet e Mia”Karol M. Stivens na mëson se, duke i mirëbesuar dhe duke e ndjekur këshillën e Atit tonë Qiellor, Jezu Krishtit, Frymës së Shenjtë dhe të profetëve të gjallë, ne mund të kthehemi të sigurt dhe plot gëzim në shtëpinë tonë qiellore. Allen D. HaynieTë Kujtojmë në Cilin Kemi BesuarPlaku Hejni na mëson se duhet të jemi të pastër që të kthehemi të jetojmë me Atin tonë Qiellor, dhe se e vetmja mënyrë për t’u bërë të pastër është nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Plani i shpëtimit përfshinte një Shpëtimtar i cili mund të na ndihmonte që të bëheshim të pastër nëpërmjet besimit në Të dhe pendimit për mëkatet tona. Kim B. ClarkSy për të Parë dhe Veshë për të DëgjuarPlaku Kim B. Klark dëshmon se nëse i hapim sytë dhe veshët tanë, Fryma e Shenjtë do të na bekojë ta shohim Zotin Jezu Krisht duke vepruar në jetën tonë. Koichi AoyagiQëndro në Udhën TëndePlaku Koiçi Aojagi na këshillon që në sprovat tonë ta kthejmë zemrën tonë te Perëndia, me qëllim që të mund t’i durojmë ato mirë dhe ta kalojmë provën e kësaj jete. David A. BednarTë “Zgj[edhur] për të Dhënë Dëshmi për Emrin Tim”Plaku Dejvid A. Bednar jep disa mësime të fuqishme të një jete të tërë që janë dhënë nga profetët dhe apostujt.