Eja, Më Ndiq
24–30 Mars: “Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull”: Doktrina e Besëlidhje 27–28


“24–30 Mars: ‘Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull’: Doktrina e Besëlidhje 27–28”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 27–28”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

statujë e Jozef Smithit

24–30 Mars: “Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull”

Doktrina e Besëlidhje 27–28

Zbulesa ishte ende një koncept relativisht i ri për shenjtorët teksa Rivendosja vazhdonte të shpalosej. Anëtarët e hershëm të Kishës e dinin se Profeti Jozef Smith mund të merrte zbulesë për Kishën. Por, a mund të merrnin të tjerët? Pyetje si kjo u bënë të rëndësishme kur Hajrëm Pejxhi, njëri nga Tetë Dëshmitarët e fletëve të arta, besoi se kishte marrë zbulesa për Kishën. Shumë shenjtorë besnikë besonin se këto zbulesa ishin nga Perëndia. Zoti iu përgjigj duke dhënë mësim se në Kishën e Tij “të gjitha gjërat duhet të bëhen me rregull” (Doktrina e Besëlidhje 28:13). Kjo do të thotë që vetëm një person “caktohet të marrë urdhërime dhe zbulesa” për të gjithë Kishën (Doktrina e Besëlidhje 28:2). Megjithatë, të tjerët mund të merrnin zbulesë vetjake për pjesën e tyre në punën e Zotit. Në fakt, fjalët e Zotit drejtuar Oliver Kaudërit janë një kujtues për ne të gjithë: “Do të të jepet … se çfarë do të bësh” (Doktrina e Besëlidhje 28:15).

Shihni edhe tek “All Things Must Be Done in Order”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 50–53.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 27:1–4

ikona e seminarit
Unë e marr sakramentin në kujtim të Jezu Krishtit.

Selli Najti dhe Ema Smithi u pagëzuan në qershor 1830, por konfirmimet e tyre u ndërprenë nga një turmë. Dy muaj më vonë, Selli dhe bashkëshorti i saj, Njulli, erdhën për të vizituar Emën e Jozefin dhe u vendos që konfirmimet duhej të kryheshin tani dhe që grupi do ta merrte sakramentin së bashku. Rrugës për të marrë verë për sakramentin, Jozefin e ndaloi një engjëll.

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 27:1–4 për të zbuluar atë që i mësoi engjëlli atij rreth sakramentit. Çfarë sugjerojnë këto vargje rreth mënyrës se si Shpëtimtari dëshiron që ju t’i qaseni sakramentit? Si mendoni, çfarë do të thotë ta marrësh atë “me syrin drejtuar te lavdia [e Tij]”? Përsiateni këtë dhe kërkoni ide të tjera rreth sakramentit, ndërsa lexoni te Lluka 22:19–20 dhe 3 Nefi 18:1–11. (Shihni dhe materialet filmike “The Last Supper” [“Darka e Fundit]”, “Jesus Christ Blesses Bread in Remembrance of Him” [“Jezu Krishti Bekon Bukën në Kujtim të Tij”] dhe “Jesus Christ Blesses Wine in Remembrance of Him” [“Jezu Krishti Bekon Verën në Kujtim të Tij”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

6:1

The Last Supper

Meeting in an upper room with His disciples, Jesus washes their feet, institutes the sacrament, and commands them to love one another. John 13:1–35

4:24

Jesus Christ Blesses Bread in Remembrance of Him | 3 Nephi 18:1-7

Jesus breaks bread and blesses it and commands His disciples and the multitude to eat it in remembrance of His body. He instructs them to always do this.

2:28

Jesus Christ Blesses Wine in Remembrance of Him | 3 Nephi 18:8-11

Jesus blesses the wine and commands His disciples and the multitude to drink it in remembrance of His blood. He commands them to always remember Him so they may have His Spirit.

Për të mësuar rreth bërjes së sakramentit një përvojë plot adhurim, merreni parasysh të studioni mesazhin e Plakut D. Tod Kristoferson “Buka e Gjallë që Zbriti nga Qielli” (Liahona, nëntor 2017, f. 36–39). Çfarë dha mësim Plaku Kristoferson që mund t’ju ndihmojë të ndieni një lidhje më të madhe me Shpëtimtarin nëpërmjet sakramentit? Përsiateni atë që mund të bëni për t’u përgatitur më mirë për të marrë emblemat e Shlyerjes së Shpëtimtarit dhe për t’i trajtuar me më shumë nderim ose qëllim.

Merreni parasysh të këndoni, dëgjoni ose lexoni një himn sakramenti, si “Kur Sakramentin Ne Marrim” (Himne, nr. 96) dhe të shënoni ndjenjat tuaja rreth pjesëmarrjes në këtë ordinancë të shenjtë.

Përdoreni muzikën. Muzika e shenjtë e fton Shpirtin të dëshmojë për të vërtetat e ungjillit. Ajo mund t’ju ndihmojë t’i kuptoni dhe ndieni këto të vërteta në një mënyrë për t’u mbajtur mend. Muzika ndihmon edhe për ta bërë të mësuarit më përfshirës.

Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79; 59:9–13; Topics and Questions [Tema dhe Pyetje], “Sacrament” [“Sakramenti”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Marrja dhe Mbajtja e një Heqjeje të Mëkateve nëpërmjet Ordinancave”, në Dejvid A. Bednar, “Gjithmonë Mbani një Heqje të Mëkateve Tuaja”, Liahona, maj 2016, f. 60–62.

15:20

Gjithmonë Mbani një Heqje të Mëkateve Tuaja

Elder Bednar teaches about how priesthood ordinances help us retain a remission of our sins.

bukë e ndarë

Doktrina e Besëlidhje 27:5–14

Zoti u jep shërbëtorëve të Tij çelësat e priftërisë për të drejtuar punën e Tij.

Çfarë dini rreth profetëve që përmenden në këto vargje? Mund të kërkoni informacion rreth tyre tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Çfarë bekimesh janë hapur për ne nëpërmjet çelësave që mbajtën këta profetë?

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18

Armatimi i Perëndisë më ndihmon t’i bëj ballë së ligës.

Presidenti M. Rasëll Ballard tha: “Nuk gjendet një gjë e vetme, e mrekullueshme dhe e madhërishme që mund ta bëjmë për ta armatosur veten tonë shpirtërisht. Fuqia e vërtetë shpirtërore qëndron në veprime të shumta, më të vogla që gërshetohen së bashku në një strukturë të fortifikimit shpirtëror, e cila të mbron dhe të ruan nga të gjitha të ligat” (“Be Strong in the Lord”, Ensign, korrik 2004, f. 8).

Ndërsa mësoni rreth armatimit të Perëndisë te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18, mund të krijoni një tabelë si kjo. Çfarë po bëni ju për ta veshur secilën pjesë të armatimit të Perëndisë?

Pjesa e armatimit

Pjesa e trupit që mbrohet

Çfarë mund të përfaqësojë ajo pjesë e trupit

Pjesa e armatimit

Parzmorja e drejtësisë

Pjesa e trupit që mbrohet

Zemra

Çfarë mund të përfaqësojë ajo pjesë e trupit

Dëshirat dhe pëlqimet e mia

Pjesa e armatimit

Përkrenarja e shpëtimit

Pjesa e trupit që mbrohet

Koka ose mendja

Çfarë mund të përfaqësojë ajo pjesë e trupit

Pjesa e armatimit

Pjesa e trupit që mbrohet

Çfarë mund të përfaqësojë ajo pjesë e trupit

Pjesa e armatimit

Pjesa e trupit që mbrohet

Çfarë mund të përfaqësojë ajo pjesë e trupit

Shihni edhe tek Efesianëve 6:11–18; Horhe F. Zebalos, “Ndërtimi i një Jete Qëndrestare ndaj Kundërshtarit”, Liahona, nëntor 2022, f. 50–52.

Doktrina e Besëlidhje 28

Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet profetit të Tij të gjallë.

Imagjinoni se si do të ishte nëse çdokush mund të merrte urdhërime dhe zbulesë për të gjithë Kishën. Kur Hajrëm Pejxhi pretendoi se kishte marrë zbulesë të tillë, shumë anëtarë të Kishës u pështjelluan. Te Doktrina e Besëlidhje 28, Zoti zbuloi një rend për zbulesën në Kishën e Tij. Çfarë mësoni nga ky seksion rreth rolit të veçantë të Presidentit të Kishës? Çfarë mësoni rreth mënyrës se si Perëndia mund t’ju drejtojë?

Shihni edhe te Dejll G. Renland, “Një Strukturë për Zbulesë Vetjake”, Liahona, nëntor 2022, f. 16–19.

Doktrina e Besëlidhje 28:8–9

Pse ishte domethënës një mision te lamanitët?

Një qëllim i Librit të Mormonit është “që Lamanitët të mund të vijnë te dituria e etërve të tyre, dhe që ata të mund të njohin premtimet e Zotit” (Doktrina e Besëlidhje 3:20). Kjo ishte në përputhje me premtimet që Zoti ua bëri shumë profetëve të Librit të Mormonit (shihni, për shembull, te 1 Nefi 13:34–41; Enosi 1:11–18; Helamani 15:12–13). Anëtarët e hershëm të Kishës i konsideronin indianët e Amerikës të ishin pasardhës të njerëzve në Librin e Mormonit. (Qëndrimi zyrtar i Kishës sot është që lamanitët “janë [midis] paraardhës[ve] … të Indianëve të Amerikës” [parathënia e Librit të Mormonit].)

Për të lexuar më shumë rreth misionit të Oliver Kaudërit tek indianët e Amerikës atypari, shihni tek “A Mission to the Lamanites”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 45–49. Çfarë ju mëson ky mision rreth Zotit dhe punës së Tij?

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistave Liahona dhe Për Forcën e Rinisë.

ikona 01 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 27:1–2

Sakramenti më ndihmon ta kujtoj Jezu Krishtin.

  • Fëmijët mund të pyesin veten pse ne përdorim ujë për sakramentin kur Jezusi përdori verë (shihni te Lluka 22:19–20; 3 Nefi 18:1–11). Mund të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 27:1–2 dhe të diskutoni se çfarë do të thotë të marrësh sakramentin “me syrin drejtuar te lavdia [e Perëndisë]” (vargu 2). Çfarë mund të bëjmë për t’u përqendruar te Shpëtimtari ndërkohë që marrim sakramentin?

  • Ndoshta pasja e figurave, vargjeve nga shkrimet e shenjta ose teksteve të këngëve rreth Shpëtimtarit mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj ta kujtojnë Atë kur marrin sakramentin. Atyre mund t’u pëlqejë të krijojnë një broshurë me disa nga këto figura, vargje dhe tekste. Ata mund të bëjnë vizatimet e tyre ose të gjejnë disa në revistën Miku.

Krishti duke ndarë bukën

Hollësi nga The Last Supper [Darka e Fundit], nga Simon Dewey

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18

Armatimi i Perëndisë më mbron.

  • Mund t’u tregoni fëmijëve tuaj një figurë armatimi si ajo në këtë përvijim ose te faqja e veprimtarisë në përvijimin për librin Efesianëve tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023. Teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18, ndihmojini ata të gjejnë pjesë të armatimit në figurë. Si mund të na ndihmojë armatimi i Perëndisë t’i “bë[jmë] ballë ditës së ligë”? (Vargu 15.)

Doktrina e Besëlidhje 28:2; 6–7

Profeti merr zbulesë për Kishën; unë mund të marr zbulesë për jetën time.

  • Nëse keni disa fëmijë, mund t’i ftoni ata të luajnë lojën “ndiq udhëheqësin”, por kërkojuni dy ose më shumë fëmijëve të jenë udhëheqësi në të njëjtën kohë. Çfarë ndodh kur ka më shumë se një udhëheqës? Më pas mund të mësoni për Hajrëm Pejxhin (shihni te “Kapitulli 14: Profeti dhe Zbulesat për Kishën”, te Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 56–57, ose materialin filmik përkatës në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] apo kreun e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 28). Si e ndreqi Ati Qiellor pështjellimin e anëtarëve të hershëm të Kishës? Si e udhëheq Ai Kishën sot? (Shihni te Doktrina e Besëlidhje 28:2.) Jepni dëshminë tuaj që profeti i tanishëm thirret nga Zoti që ta udhëheqë Kishën e Tij në kohën tonë.

    1:21

    Chapter 14: The Prophet and Revelations for the Church: September 1830

  • Ndërkohë që zbulesa për Kishën do të jepet gjithmonë nëpërmjet profetit, ne të gjithë mund të udhërrëfehemi nga Fryma e Shenjtë. Mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të hulumtojnë disa nga shkrimet e shenjta vijuese dhe të bëjnë një listë të mënyrave se si Fryma e Shenjtë mund të na udhërrëfejë: Doktrina e Besëlidhje 28:1, 4, 15; Gjoni 14:26; Moroni 8:26; 10:4–5. Tregojini njëri‑tjetrit se si ju ka udhërrëfyer Fryma e Shenjtë.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.