Seminare dhe Institute
Mësimi 15: Jezu Krishti Vendosi Sakramentin


Mësimi 15

Jezu Krishti Vendosi Sakramentin

Hyrje

Te “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” lexohet: “[Jezu Krishti] vendosi sakramentin për të na kujtuar sakrificën e Tij madhështore e shlyese” (Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 2). Kur e marrim sakramentin, ne kujtohemi se Shpëtimtarit i doli gjak nga çdo por dhe vdiq për ne; ne gjithashtu i përtërijmë besëlidhjet tona me Zotin.

Lexim Konteksti

Sugjerime për Mësimdhënien

Mateu 26:26–28; Lluka 22:15

Jezu Krishti themeloi një besëlidhje të re

Darka e Fundit

Paraqitni pamjen shoqëruese ose një pamje tjetër që përshkruan Darkën e Fundit dhe ftojeni një student të shpjegojë se çfarë ngjarjeje përshkruan figura:

Pyetini studentët:

  • Si do të ndiheshit nëse Vetë Shpëtimtari, do ta përgatiste, do ta bekonte dhe do t’jua jepte sakramentin?

Ftojeni një student ta lexojë Llukën 22:15 me zë të lartë. Ftojeni klasën që ta marrë parasysh gjatë mësimit arsyen përse Shpëtimtari dëshironte ta kalonte Pashkën me Apostujt e Tij.

Ftojeni një student ta lexojë Mateun 26:26–28 me zë të lartë ndërkohë që klasa e ndjek. Përkufizojeni fjalën besëlidhje duke shpjeguar se ajo u përkthye nga një fjalë greke që do të thotë besëlidhje (mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë përkufizim në anë të shkrimeve të tyre të shenjta). Diskutoni për pyetjen e mëposhtme:

  • Nëse Jezusi po vendoste një besëlidhje të re, çfarë besëlidhjeje do të zëvendësonte ajo?

Informacioni vijues do të sigurojë sfondin ose kontekstin që do të jetë i dobishëm për diskutimin tuaj: Në kohët e lashta, kur Jehova e bëri besëlidhjen e Tij me fëmijët e Izraelit, Moisiu u mësoi atyre fjalët e Jehovës dhe njerëzit besëlidhën që t’iu bindeshin atyre fjalëve. Pastaj Moisiu ofroi një flijim kafshe, mori gjakun, spërkati popullin me të dhe tha: “Ja gjaku i besëlidhjes që Zoti ka lidhur me ju sipas tërë këtyre fjalëve”. (Shih Eksodi 24:3–8.) Jezusi e përmendi tërthorazi deklaratën e Moisiut kur Ai dha mësim se ishte gati për të themeluar një besëlidhje të re me fëmijët e Perëndisë me anë të derdhjes së gjakut të Tij (njësoj si spërkatja e gjakut të kafshëve që simbolizonte hyrjen e fëmijëve të Izraelit në besëlidhjen e vjetër me Jehovën). Kur Jezusi ua paraqiti kupën e verës Apostujve të Tij, Ai dha shenjën e përmbushjes së besëlidhjes së vjetër dhe themelimit të së resë (shih Hebrenjve 9:12–15). Ligji i Moisiut (besëlidhja e vjetër) ishte, në shumë mënyra, një profeci e madhe për Mesian. Jezu Krishti ishte përmbushja e asaj profecie (shih 2 Nefi 11:4; Jakobi 4:5; Alma 34:13–14), veçanërisht në kuptimin që Ai e arriti qëllimin përfundimtar të atij ligji nëpërmjet sakrificës së tij shlyese.

  • Mbi çfarë e përqendrojnë vëmendjen tonë ofrimi i gjakut si te besëlidhja e vjetër dhe tek ato të reja? (Shlyerja e Jezu Krishtit dhe derdhja e gjakut të Tij për heqjen e mëkateve tona.)

Shfaqeni thënien e mëposhtme nga Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe ftojeni një student ta lexojë atë me zë të lartë:

Plaku Dallin H. Ouks

“Sakramenti është ordinanca që zëvendësoi flijimet me gjak dhe ofertat me djegie të ligjit të Moisiut, dhe bashkë me të vjen premtimi i Shpëtimtarit: ‘Dhe kushdo që vjen tek unë me një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar, atë do ta pagëzoj me zjarr dhe me Frymën e Shenjtë’ (3 Nefi 9:20)” (“Sacrament Meeting and the Sacrament”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f.19).

  • Si do t’i përmblidhnit ju të vërtetat për të cilat kemi diskutuar deri tani rreth Darkës së Fundit? (Ndërsa studentët përgjigjen, theksoni se Jezu Krishti e përmbushi besëlidhjen e vjetër dhe e themeloi besëlidhjen e re nëpërmjet sakramentit.)

Lluka 22:14–20; 3 Nefi 18:7, 11

Sakramenti na ndihmon ta kujtojmë Shpëtimtarin

Ndajini studentët në dyshe. Ftojeni secilën dyshe të lexojë te Lluka 22:19–20 dhe 3 Nefi 18:7, 11. Kërkojuni atyre të përcaktojnë një arsye tjetër (përveç themelimit të një besëlidhjeje të re) përse Shpëtimtari e vendosi sakramentin. Diskutoni për pyetjet që vijojnë:

  • Çfarë arsyeje dha Shpëtimtari për vendosjen e sakramentit? (Studentët duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Ndërsa marrim sakramentin, ne duhet të kujtojmë Shpëtimtarin.)

  • Pse është e rëndësishme që të bëjmë një përpjekje për ta kujtuar Shpëtimtarin ndërkohë që marrim sakramentin?

  • Nëse nuk ia dalim ta kujtojmë Shpëtimtarin dhe atë që Ai ka bërë për ne, çfarë domethënie ka sakramenti?

fletushkë, biseda e Plakut Holland

handout iconMerrni parasysh t’i siguroni çdo studenti një kopje të fletushkës shoqëruese, që përmban pjesë të një bisede nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ftojini studentët t’i lexojnë në heshtje këto vargje. Pas një kohe të mjaftueshme, diskutoni për pyetjet vijuese:

  • Çfarë këshille do t’i jepnit dikujt që e ka të vështirë të përqendrohet te Shpëtimtari dhe sakrifica e Tij gjatë administrimit të sakramentit? (Teksa studentët përgjigjen, ju mund të vini në dukje se, ndërsa kërkojmë mundësi për të menduar rreth jetës dhe shërbesës së Shpëtimtarit gjatë javës, do të jetë më e lehtë për ne që të përqendrohemi tek Ai gjatë administrimit të sakramentit të dielën.)

  • Çfarë bekimesh keni ndier teksa jeni përpjekur ta kujtoni Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij ndërsa merrni sakramentin?

1 Korintasve 11:27–30; 3 Nefi 18:28–29; 20:8–9

Marrja denjësisht e sakramentit i përtërit besëlidhjet tona

Ftojini studentët t’i lexojnë dhe t’i krahasojnë 1 Korintasve 11:27–30 dhe 3 Nefi 18:28–29; 20:8–9 në heshtje. Kërkojuni të përcaktojnë një paralajmërim të dhënë rreth sakramentit. Më pas, pyetni:

  • Përse është diçka jo e urtë ta marrësh sakramentin padenjësisht?

Mund të jetë e dobishme ta thoni thënien vijuese nga Plaku Xhon H. Groberg, i Të Shtatëdhjetëve, i cili e shpjegoi se ç’do të thotë ta marrësh sakramentin denjësisht:

Plaku Xhon H. Groberg

“Nëse dëshirojmë të përmirësohemi (që është të pendohemi) dhe nuk kemi ndonjë kufizim nga priftëria, atëherë, sipas mendimit tim, jemi të denjë. Megjithatë, nëse nuk kemi asnjë dëshirë të përmirësohemi, nëse nuk kemi asnjë synim për ta ndjekur udhërrëfimin e Shpirtit, ne duhet të pyetim: A jemi të denjë ta marrim apo po e kthejmë në një tallje qëllimin e vërtetë të sakramentit, që është të veprojë si një katalizator për pendimin dhe përmirësimin vetjak? (“The Beauty and Importance of the Sacrament,” Ensign, maj 1989, f. 38).

  • Cilat janë bekimet për ata që e marrin denjësisht? (shih 3 Nefi 20:8–9). (Sigurohuni që studentët ta kuptojnë se nëse e marrim sakramentin plot lutje dhe me një shpirt të penduar, ne mund të marrim heqjen e mëkateve, ashtu siç ndodhi kur u pagëzuam.)

Shfaqeni thënien e mëposhtme nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe kërkojini një studenti ta lexojë atë me zë të lartë:

Plaku Dallin H. Ouks

“Pa disa masa për pastrimin e mëtejshëm pas pagëzimit tonë, secili prej nesh është i humbur prej gjërave shpirtërore. Ne nuk mund ta kemi shoqërimin e Frymës së Shenjtë dhe në gjykimin përfundimtar detyrimisht do të ‘dëbohe[mi] përgjithmonë’ (1 Nefi 10:21). Sa mirënjohës jemi që Zoti ka siguruar një proces për çdo anëtar të pagëzuar të Kishës së Tij që të pastrohet herë pas here nga dheu i mëkatit. Sakramenti është një pjesë thelbësore e atij procesi” (“The Aaronic Priesthood and the Sacrament”, Ensign, nëntor 1998, f. 38–40).

  • Sipas Plakut Ouks, përse është sakramenti një ordinancë kaq jetike e ungjillit?

Thuajeni këtë thënie tjetër nga Plaku Ouks:

Plaku Dallin H. Ouks

Ne urdhërohemi të pendohemi për mëkatet tona dhe të vijmë te Zoti me një zemër të thyer e një shpirt të penduar dhe të marrim sakramentin në përputhje me besëlidhjet e tij. Kur ne i ripërtërijmë besëlidhjet tona të pagëzimit në këtë mënyrë, Zoti e ripërtërin ndikimin pastrues të pagëzimit tonë. Në këtë mënyrë ne bëhemi të pastër dhe mund ta kemi gjithnjë Shpirtin e Tij me vete. Rëndësia e kësaj është e dukshme në urdhërimin e Zotit që ne ta marrim sakramentin çdo javë (shih DeB 59:8–9)” (“The Aaronic Priesthood and the Sacrament”, Ensign, nëntor 1998, f. 38–40).

Ju mund të shpjegoni se kur e marrim sakramentin denjësisht ne “i përtërijmë të gjitha besëlidhjet ku kemi hyrë me Zotin” (Delbert L. Stapley, në Conference Report, tetor 1965, f. 14; kursivet e shtuara; shih edhe L. Tom Perry, “As Now We Take the Sacrament”, Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 41).

Ftojini studentët ta shqyrtojnë Llukën 22:15. Më pas, pyetini:

  • Nëse dikush do t’ju pyeste pse mendoni se Jezusi kishte aq dëshirë ta kalonte Pashkën me Apostujt e Tij, si do t’i përgjigjeshit? Çfarë dëshmie do të jepnit?

Dëshmoni që ndërsa e kujtojmë Jezu Krishtin dhe sakrificën e tij shlyese dhe ndërsa e marrim denjësisht sakramentin, ne i përtërijmë besëlidhjet tona me Perëndinë. Nxitini studentët të përsiatin se si mund ta ofrojnë individualisht ”një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar” kur marrin sakramentin. Sfidojini ata që ta bëjnë ordinancën e sakramentit një përvojë të rregullt shpirtërore.

Leximet e Studentëve

Përzgjedhje nga biseda e Xhefri R. Hollandit “Bëjeni Këtë në Përkujtimin Tim”

Plaku Xhefri R. Holland

“Nëse të kujtuarit është detyra parësore para nesh, çfarë mund të na vijë në kujtesë kur na ofrohen ato emblema të thjeshta e të çmuara?

Ne mund të kujtojmë jetën paratokësore të Shpëtimtarit dhe gjithçka që e dimë se e ka bërë Ai si Jehova i madh, krijuesi i qiellit dhe i tokës e i të gjitha gjërave që janë në to. Mund të kujtojmë që edhe në Këshillin e Madh në Qiell Ai na donte dhe ishte mrekullisht i fortë, që ne dolëm ngadhënjimtarë edhe atje me anë të fuqisë së Krishtit dhe besimit tonë në gjakun e Qengjit (shih Zbulesa 12:10–11).

Mund të kujtojmë madhështinë e thjeshtë të lindjes së tij në vdekshmëri. …

Mund të kujtojmë mrekullitë e Krishtit dhe mësimet e Tij, shërimet e Tij dhe ndihmën e Tij. Mund të kujtojmë që ai u ktheu shikimin të verbërve dhe dëgjimin të shurdhëve e lëvizjen të çalëve, sakatëve e të drobiturve. Pastaj, ato ditë kur ta ndiejmë se përparimi ynë është ndalur apo se gëzimet dhe pikëpamjet tona janë bërë më të venitura, mund të çajmë përpara të palëkundur në Krisht. …

Mund të kujtojmë që edhe me një mision kaq solemn që i ishte dhënë, Shpëtimtari gjente ëndje në të jetuarin; Ai iu gëzohej njerëzve dhe u thoshte dishepujve të merrnin zemër. Ai tha se ne duhet të ishim aq të entuziazmuar për ungjillin sa dikush që ka gjetur një thesar të madh, një perlë të vërtetë me vlerë të madhe, pikërisht në pragun e tij të derës. …

Mund të kujtojmë se Krishti i quajti miq dishepujt e Tij. …

Ne mund dhe duhet t’i kujtojmë gjërat e mrekullueshme që na kanë ardhur në jetë dhe që ‘të gjitha gjërat që janë të mira, vijnë nga Krishti’ (Moroni 7:24). …

Disa ditë do të kemi shkak për të kujtuar trajtimin e pasjellshëm që iu bë Atij, mospranimin që përjetoi dhe padrejtësinë – o, padrejtësinë – që Ai duroi. Kur ne, gjithashtu, të hasim pastaj pak nga ajo në jetë, mund të kujtojmë se Krishti u shtrëngua në çdo mënyrë, por nuk u ngushtua deri në fund; qe ndërdyshas por nuk u dëshpërua; qe i përndjekur, por jo i braktisur; i rrëzuar por jo i shkatërruar (shih 2 Korintasve 4:8–9).

Kur të na vijnë ato kohë të vështira, mund të kujtojmë se Jezusit iu desh të zbriste nën gjithçka përpara se të mund të ngrihej mbi to dhe se Ai vuajti dhembje, pikëllime e tundime të çdo lloji që të mund të mbushej me mëshirë dhe ta dinte se si t’i vinte në ndihmë popullit të tij në pafuqitë e tyre (shih DeB 88:6; Alma 7:11–12).

Për ata që tronditen ose pengohen, Ai është atje për të na mbajtur drejt e për të na forcuar. Në fund Ai është atje për të na shpëtuar dhe për të gjithë këtë Ai dha jetën. …

… Të gjitha këto mund t’i kujtojmë kur ftohemi nga një prift i ri i gjunjëzuar që ta kujtojmë gjithmonë Krishtin” (Ensign, nëntor 1995, f. 67–69).