Thirrjet në Mision
Parathënia për Manualin Predikoni Ungjillin Tim


“Parathënia për Manualin Predikoni Ungjillin Tim”, Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit (2023)

“Parathënia”, Predikoni Ungjillin Tim

Parathënia për Manualin Predikoni Ungjillin Tim

Zoti i udhëzon shërbëtorët e Tij “të predik[ojnë] ungjillin [e Tij] me anë të Shpirtit, madje të Ngushëlluesit, i cili u dërgua për të predikuar të vërtetën” (Doktrina e Besëlidhje 50:14).

Manuali Predikoni Ungjillin Tim është hartuar që t’ju ndihmojë për të përmbushur qëllimin tuaj si misionar. Ai përqendrohet te pjesët thelbësore të punës misionare. Nuk i jep përgjigje çdo pyetjeje as nuk siguron drejtim për çdo situatë që do të hasni. Gjithsesi, ai është një burim jetik për ju që të rriteni në fuqi dhe aftësi shpirtërore. Studiojini dhe zbatojini doktrinën dhe parimet e ungjillit që gjenden në shkrimet e shenjta dhe në këtë libër.

Pamja
Gjon Pagëzori duke pagëzuar Jezu Krishtin

Predikoni Ungjillin Tim është organizuar për t’ju ndihmuar në mënyrat vijuese:

Studiojini kapitujt vazhdimisht gjatë gjithë misionit tuaj. Vlerësojeni punën tuaj. Vendosni synime dhe bëni plane për t’i përmbushur ato. Misionarët që përgatiten çdo ditë dhe përmirësohen rregullisht, do ta bekojnë jetën e atyre të cilëve u japin mësim dhe u shërbejnë. Ata gjithashtu do të marrin bekime në vetë jetën e tyre.

Mundësitë për Studim dhe Mësim

Studimi i efektshëm gjatë misionit tuaj do t’ju ndihmojë ta forconi dëshminë tuaj për ungjillin dhe të bëheni një dishepull më besnik i Jezu Krishtit.

Studimi i shkrimeve të shenjta dhe i manualit Predikoni Ungjillin Tim do t’ju ndihmojë që të jepni mësim me fuqi shpirtërore. Gjithashtu do t’ju ndihmojë ta bëni mësimdhënien tuaj të përshtatshme për nevojat e individëve.

Mundësitë e rëndësishme për studim dhe mësim përfshijnë:

  • Studimin vetjak.

  • Studimin në dyshe misionare.

  • Shkëmbimet në dyshet misionare.

  • Mbledhjet e këshillit të distriktit.

  • Konferencat e zonës.

  • Këshillin e udhëheqjes së misionit (për udhëheqësit misionarë në moshë të re)

Në shumicën e ditëve, programi juaj si misionar përfshin kohë për studim vetjak dhe në dyshe misionare. Shihni materialin Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit, 2.4, për informacion rreth programit tuaj të përditshëm.

Ajo që mësoni në studimin tuaj vetjak, do t’ju ndihmojë gjatë studimit në dyshe misionare dhe në mundësitë e tjera të të mësuarit që renditen më lart. Në këto situata, ju i “mësoni njëri‑tjetrit doktrinën e mbretërisë” (Doktrina e Besëlidhje 88:77).

Pamja
Jezu Krishti duke i dhënë mësim turmës

Ide për ta Përmirësuar Studim Tuaj të Manualit Predikoni Ungjillin Tim

Predikoni Ungjillin Tim i ndërthur së bashku shkrimet e shenjta dhe parimet e ungjillit për t’ju ndihmuar që të arrini ta njihni Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij. Ai ka për qëllim t’ju ndihmojë që t’ju tërheqin shkrimet e shenjta dhe ta pasuroni studimin tuaj për to. Studiojini referencat nga shkrimet e shenjta në çdo kapitull gjatë gjithë misionit tuaj.

Secili kapitull te Predikoni Ungjillin Tim përfshin ide dhe veprimtari për t’ju ndihmuar që të studioni dhe ta vini në zbatim atë që po mësoni. Përdorini këto në studimin tuaj vetjak dhe në dyshe misionare (shihni te Standardet Misionare, 2.4). Gjithashtu mund t’i përdorni gjatë mbledhjeve të këshillit të distriktit dhe konferencave të zonës. Studimi juaj do të jetë më i efektshëm kur gjeni mënyra se si ta vini në zbatim atë që mësoni.

Është e dobishme që të keni një plan për studimin tuaj vetjak. Mund të krijoni vetë planin tuaj që u jep përparësi parimeve të ungjillit të cilat do të donit t’i kuptonit më mirë. Ju gjithashtu mund ta ndërtoni studimin tuaj rreth kapitujve te Predikoni Ungjillin Tim. Për shembull, mund të përdorni mësimet te kapitulli 3 që ta udhërrëfejnë studimin tuaj për doktrinën dhe parimet që do të jepni mësim. Ju nevojitet t’i dini mirë këto mësime që të mund të jepni mësim me anë të Shpirtit duke përdorur vetë fjalët tuaja.

Mbani shënime teksa studioni. Përdorni një ditar studimi në letër ose elektronik (të tillë si në Gospel Library [Bibliotekën e Ungjillit]) që t’ju ndihmojë të kuptoni, sqaroni dhe mbani mend atë që po mësoni.

Fillojeni studimin tuaj duke u lutur për Frymën e Shenjtë që t’ju ndihmojë të mësoni. Ai do të sjellë njohuri, kuptueshmëri dhe bindje të cilat do ta bekojnë jetën tuaj dhe do t’ju lejojnë që të bekoni të tjerët. Hapeni zemrën dhe mendjen tuaj ndaj mbresave dhe ideve që merrni prej Tij. Përfshijini këto ide në shënimet tuaja.

Rishikojeni ditarin tuaj të studimit rregullisht që të kujtoni përvojat shpirtërore, të shihni ide të reja dhe të dalloni rritjen tuaj.

Programi Kompjuterik Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim]

Përdoreni programin kompjuterik Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] (të quajtur më parë programi Area Book Planner [Libri i Planifikimit Zonal]) që t’ju ndihmojë për t’i vënë në zbatim parimet që po mësoni. Ky program kompjuterik është në dispozicion në aparatin tuaj celular. Ka veçori për t’ju ndihmuar ta përmbushni më mirë qëllimin tuaj si misionar. Këto veçori përfshijnë:

  • Informacion rreth nevojave dhe përparimit të njerëzve të cilëve po u jepni mësim.

  • Një vend për të mbajtur shënim përparimin tuaj drejt synimeve për treguesit kyç.

  • Një kalendar për të mbajtur shënim planet tuaja dhe veprimtaritë e organizuara.

  • Një hartë të zonës suaj dhe gjëra të tjera të rëndësishme për t’ju ndihmuar të përmbushni synimet tuaja.

Predikoni Ungjillin Tim përfshin shumë ide për përdorimin e programit kompjuterik që t’ju ndihmojnë për të gjetur njerëz, për t’u dhënë mësim dhe për t’i pagëzuar.

Pamja
familje duke studiuar shkrimet e shenjta

Përdorimi i Manualit Predikoni Ungjillin Tim nga Anëtarët e Kishës

Predikoni Ungjillin Tim është një burim me vlerë jo vetëm për misionarët por edhe për gjithë anëtarët e Kishës. Për shembull, studimi i tij do t’i ndihmojë anëtarët:

  • Ta mësojnë dhe japin mësim ungjillin e Jezu Krishtit (studioni kapitujt 1, 2, 3 dhe 10).

  • T’u japin përgjigje pyetjeve rreth ungjillit (studioni kapitujt 3 dhe 5).

  • Të kuptojnë më shumë rreth kërkimit dhe mbështetjes te Fryma e Shenjtë (studioni kapitullin 4).

  • Të kuptojnë fuqinë e Librit të Mormonit (studioni kapitullin 5).

  • Të kërkojnë cilësi si të Krishtit (studioni kapitullin 6).

  • Të përmbushin përgjegjësinë e tyre besëlidhëse për ta shpërndarë ungjillin duke i jetuar parimet ‘duaj, trego dhe fto’ të ungjillit (studioni kapitujt 9 dhe 13).

  • Të ndërtojnë unitet me misionarët kohëplotë (studioni kapitullin 13).

Studimi i manualit Predikoni Ungjillin Tim – veçanërisht i kapitullit 3 – do të jetë i dobishëm në mënyrë specifike si për rininë edhe për personat në moshë që po përgatiten për shërbimin misionar.

Shtyp në Letër