Thirrjet në Mision
Kapitulli 3: Studiojeni dhe Jepeni Mësim Ungjillin e Jezu Krishtit


“Kapitulli 3: Studiojeni dhe Jepeni Mësim Ungjillin e Jezu Krishtit”, Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit (2023)

“Studiojeni dhe Jepeni Mësim Ungjillin e Jezu Krishtit”, Predikoni Ungjillin Tim

The Baptism of Christ [Pagëzimi i Krishtit], nga Joseph Brickey

Kapitulli 3

Studiojeni dhe Jepeni Mësim Ungjillin e Jezu Krishtit

Mësimet në këtë kapitull përmbajnë doktrinën, parimet dhe urdhërimet thelbësore të ungjillit të Jezu Krishtit. Këto mësime janë ato çka profetët dhe apostujt e gjallë ju kanë udhëzuar të mësoni dhe jepni mësim. Ato jepen këtu në mënyrë që të mund t’i ndihmoni të tjerët ta kuptojnë qartë doktrinën e Krishtit.

Pjesa e parë në këtë kapitull është ftesa për pagëzim. Pjesa tjetër e kapitullit përbëhet nga katër mësimet vijuese:

Studiojini shkrimet e shenjta dhe ruajeni si thesar doktrinën në çdo mësim. Ndërsa e bëni këtë, Shpirti do të japë dëshmi për të vërtetat që studioni. Ai do t’ju ndihmojë të dini se çfarë të thoni dhe bëni për t’i ndihmuar të tjerët të marrin një dëshmi për të vërtetën. (Shihni te Doktrina e Besëlidhje 84:85.)

Njerëzit do të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin më plotësisht ndërsa bëjnë atë që Ai i ka ftuar ata të bëjnë. Bëni ftesa në çdo mësim dhe ndihmojini njerëzit t’i mbajnë zotimet e tyre. Teksa njerëzit i mbajnë zotimet, ata fillojnë ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit dhe përgatiten për të bërë besëlidhje me Perëndinë.

Jepini të gjitha mësimet përpara dhe pas pagëzimit. Misionarët kohëplotë udhëheqin në dhënien e mësimeve të dyja herët. Misionarët e lagjes ose anëtarë të tjerë marrin pjesë kur është e mundur. Shihni te kapitulli 10 dhe 13 për informacion rreth përfshirjes së anëtarëve në mësimdhënie.

Përgatituni të Jepni Mësim

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, rishikojeni informacionin për çdo person në programin kompjuterik Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim]. Bëni një plan mësimor të bazuar te nevojat e personit. Merreni parasysh atë që ai ose ajo duhet të dijë dhe ndiejë gjatë vizitës suaj mësimdhënëse. Shpirti do t’i lartësojë përpjekjet tuaja ndërsa shpenzoni kohë për t’u përgatitur dhe për të planifikuar.

Këtu janë disa pyetje për ju dhe shokun/shoqen tuaj të misionit për t’u marrë parasysh me lutje ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim.

  • Çfarë ftese do të bëjmë për ta ndihmuar personin të ndërtojë besim te Krishti dhe të përparojë? Ftesat janë mënyra se si i ndihmoni njerëzit të pendohen dhe të përjetojnë “fuqinë e Shëlbuesit” (Helamani 5:11). Merreni parasysh përparimin, situatën dhe nevojat e personit. Më pas përfshini një ose më shumë ftesa në planin tuaj mësimor.

  • Cilat doktrina dhe parime do ta ndihmojnë personin ta mbajë zotimin të cilin e kemi ftuar atë të bëjë? Përcaktoni me lutje se cilat doktrina dhe parime do t’i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë arsyen pse mbajtja e zotimit të tyre është e rëndësishme për ta dhe për Zotin.

  • Si do ta ndihmojmë personin ta mësojë doktrinën? Për t’u përgatitur që ta jepni mësim doktrinën, organizojeni dhe përmblidheni atë që do të jepni mësim, duke përdorur mësimet 1–4. Përcaktoni pyetje, shkrime të shenjta, shembuj dhe mjete të përshtatshme pamore dhe zanore që do ta ndihmojnë personin ta kuptojë atë që jepni mësim. Shihni te kapitulli 10 për informacion rreth mënyrës se si ta përmirësoni mësimdhënien tuaj.

  • Çfarë bekimesh ka premtuar Perëndia për pranimin dhe mbajtjen e zotimeve? Ndërsa e studioni doktrinën, përcaktojini bekimet e premtuara të Perëndisë. Ndërsa jepni mësim, premtoni bekime dhe jepni dëshmi për to.

  • Cilët anëtarë mund të marrin pjesë? Në mbledhjen e përjavshme të bashkërendimit, përcaktoni se cilët anëtarë mund t’ju ndihmojnë t’i jepni mësim personit dhe ta përkrahni atë. Përpara mësimit, diskutoni pjesëmarrjen e tyre. Shihni te kapitulli 10.

  • Çfarë mund të bëjmë që t’i ndihmojmë njerëzit t’i mbajnë zotimet e tyre pasi ne të largohemi? Ndiqeni ecurinë duke mbajtur kontakt të shkurtër të përditshëm për t’i ndihmuar njerëzit t’i mbajnë zotimet e tyre. Kërkoni mënyra për t’i përfshirë anëtarët që t’i ndihmojnë ata të cilëve u jepni mësim, që t’i mbajnë zotimet e tyre. Ky kontakt mund të përfshijë leximin e një kapitulli nga Libri i Mormonit ose shkrimet e tjera të shenjta. Nëse dikush nuk po mban një zotim të mëparshëm, mund të jetë më mirë ta ndihmoni për atë përpara se t’i jepni një tjetër. Shihni te kapitulli 11.

  • Si mund ta ndihmojmë atë më mirë herën tjetër? Pas çdo situate mësimdhënieje, vlerësojeni përvojën e njerëzve të cilëve po u jepni mësim. A po rritet besimi i tyre te Krishti? A po e ndiejnë Shpirtin? A po pendohen dhe a po bëjnë dhe mbajnë zotime? A po luten, po e studiojnë Librin e Mormonit dhe a po e frekuentojnë kishën? Bëni plane për t’i ndihmuar ata.

Jepni Mësim nga Zemra Juaj si t’ju Udhërrëfejë Shpirti

Duke u folur të gjithë misionarëve dhe misionareve, Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve pohoi:

“Qëllimi ynë është që ta japim mësim mesazhin e ungjillit të rivendosur në mënyrë të tillë që ta lejojmë Shpirtin të drejtojë si misionarët ashtu edhe njerëzit të cilëve ata u japin mësim. Është e rëndësishme që të mësohen konceptet e [mësimeve], por ato nuk duhen mësuar përmendsh. Misionari duhet të ndihet i lirë të përdorë fjalët e tij ashtu siç nxitet nga Shpirti. Ai nuk duhet të paraqesë një recitim të cilin e ka mësuar përmendsh, por të flasë nga zemra me fjalët e tij. Ai mund të devijojë rendin e mësimeve, duke dhënë atë që ai është i frymëzuar të japë, sipas interesit dhe nevojave të [personit]. Duke folur nga bindja e tij personale dhe me fjalët e veta, ai duhet të dëshmojë për vërtetësinë e mësimeve të tij.”

misionarë duke takuar një burrë

Jepni Mësim dhe Ftoni sipas Nevojave Individuale

Ju keni elasticitetin për t’i dhënë mësimet në çfarëdo mënyre që i ndihmon njerëzit të përgatiten plotësisht për pagëzimin dhe konfirmimin. Cilin mësim jepni, kur e jepni dhe sa kohë ju duhet për ta dhënë, përcaktohen më së miri nga nevojat e personit që po i jepni mësim dhe nga udhërrëfimi i Shpirtit. Për shembull, kur jeni duke u dhënë mësim njerëzve të cilët nuk kanë një formim të krishterë, mund ta filloni duke i ndihmuar ata të zhvillojnë një lidhje më të madhe me Atin Qiellor dhe një kuptueshmëri për planin e Tij (shihni pjesën “Mësimdhënia për Njerëzit që Nuk Kanë një Formim të Krishterë” në kapitullin 10).

Lëreni Shpirtin t’ju udhërrëfejë për ftesat që duhet të bëni dhe kohën kur t’i bëni ato. Ftesa e duhur në kohën e duhur mund t’i nxitë njerëzit të bëjnë gjëra që do ta ndërtojnë besimin e tyre. Këto veprime mund të çojnë në një ndryshim të madh të zemrës (shihni te Mosia 5:2; Alma 5:12–14).

Jepni mësime që janë të thjeshta, të qarta dhe të shkurtra. Zakonisht, një vizitë mësimdhënieje nuk duhet të jetë më e gjatë se 30 minuta dhe mund t’i jepni mësim një personi edhe për vetëm 5 minuta.

Zakonisht do t’ju nevojiten takime të shumta për t’i dhënë parimet e një mësimi. Njerëzit shpesh do ta kuptojnë më mirë mesazhin tuaj nëse jepni mësime të shkurtra, jepni mësim herë pas herë dhe jepni mësim pjesë të vogla të materialit.

Studimi i Shkrimeve të Shenjta

Çfarë po drejtoheni që të jepni mësim?

Përse është e rëndësishme që ta studioni doktrinën te mësimet?