Përmbledhje Historike
Kronologjia e mëposhtme jep një tablo të shkurtër historike për mësimet e Presidentit Ezra Taft Benson të paraqitura në këtë libër.
4 gusht 1899 | Lindet në afërsi të Uitnit të Ajdahos, nga Sara Danklei Benson dhe Xhorxh Taft Benson i Riu. |
1912 – 1913 | Merr përsipër shumë përgjegjësi në shtëpi ndërsa i ati shërben një mision në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara. |
1914 – 1919 | Ndjek dhe diplomohet nga Akademia e Kunjit të Oneidës në Preston të Ajdahos. |
1918 | Thirret të shërbejë si ndihmësmjeshtër skautizmi (udhëheqës i të rinjve) në lagjen e tij në Uitni. |
1920 | Takon Flora Smith Amusenin, bashkëshorten e tij të ardhshme. |
1921 | Ndjek Kolegjin Bujqësor të Jutës (sot Universiteti i Shtetit të Jutës) në Logan të Jutës. |
13 korrik 1921 | Shugurohet plak nga i ati. |
15 korrik 1921 – 2 nëntor 1923 | Shërben si misionar kohëplotë në Misionin e Britanisë. |
25 gusht 1924 – qershor 1926 | Flora shërben në një mision kohëplotë në Ishujt Havai. |
vjeshtë 1924 | Bashkohet me të vëllanë, Orvalin, në blerjen e fermës familjare në Uitni. |
pranverë 1926 | Diplomohet nga Universiteti “Brigam Jang”. |
10 shtator 1926 | Martohet me Florën në Tempullin e Solt Lejkut. |
shtator 1926 – qershor 1927 | Ndjek Kolegjin e Bujqësisë dhe Shkencave Mekanike të Shtetit të Ajouas (sot Universiteti i Shkencës dhe i Teknologjisë i Shtetit të Ajuas), duke u diplomuar me master në ekonominë bujqësore. |
qershor 1927 | Kthehet në fermën familjare në Uitni. |
1929 | Pranon të punësohet si përgjegjësi i kontesë për bujqësinë për Kontenë Frenklin të Ajdahos. Largohet nga ferma dhe zhvendoset në qytetin fqinj, në Preston të Ajdahos. |
1930 – 1939 | Punësohet si ekonomist dhe specialist për bujqësinë në Sektorin e Zgjerimit të Universitetit të Ajdahos. |
janar 1935 – nëntor 1938 | Shërben, në Kunjin e Boisisë, si këshilltar i parë në presidencën e kunjit. |
nëntor 1938 – mars 1939 | Shërben si president i Kunjit të Boisisë. |
1939 – 1943 | Punon si sekretar ekzekutiv për Këshillin Kombëtar të Kooperativave të Fermerëve në Uashington, D.K. Jeton me familjen e tij në Bethesda të Merilendit. |
qershor 1940 | Thirret të shërbejë si president i Kunjit të Uashingtonit në Uashington, D.K. |
26 korrik 1943 | Thirret të shërbejë si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. |
7 tetor 1943 | Shugurohet Apostull dhe veçohet si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve nga Presidenti Hiber J. Grant. |
janar 1946 – dhjetor 1946 | Shërben si president i Misionit të Europës, duke ndihmuar në dërgimin e mbështetjes materiale dhe shpirtërore shenjtorëve të ditëve të mëvonshme pas rrënimit të Luftës së II-të Botërore. |
16 korrik 1946 | Përkushton Finlandën për predikimin e ungjillit. |
janar 1953 – janar 1961 | Shërben si ministër i bujqësisë i Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e Presidentit Duajt D. Ajzenhauër. |
janar 1964 – shtator 1965 | Shërben sërish si president i Misionit të Europës. |
10 nëntor 1966 | Ripërkushton Italinë për predikimin e ungjillit. |
14 prill 1969 | Përkushton Singaporin për predikimin e ungjillit. |
26 tetor 1969 | Përkushton Indonezinë për predikimin e ungjillit. |
30 dhjetor 1973 | Veçohet si President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. |
10 nëntor 1985 | Veçohet si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. |
24 tetor 1986 | Përkushton Tempullin e Denverit në Kolorado. |
28 gusht 1987 | Përkushton Tempullin e Frankfurtit në Gjermani. (Nëntë tempuj u përkushtuan gjatë shërbesës së tij si President i Kishës.) |
2 tetor 1988 | E jep vetë fjalimin e tij të fundit në konferencën e përgjithshme. (Pas tetorit 1988, shëndeti i tij i dobët fizik e pengoi të fliste në konferencën e përgjithshme. Këshilltarët e tij në Presidencën e Parë i lexuan predikimet në emër të tij ose cituan mesazhet që kishte dhënë në fjalimet e mëparshme.) |
14 gusht 1992 | Hidhërohet për vdekjen e bashkëshortes së tij, Florës. |
30 maj 1994 | Ndërron jetë në shtëpinë e tij në Solt-Lejk-Siti të Jutës, afërsisht dy muaj përpara ditëlindjes së tij të 95-të. |