2021
Krishtlindja në Mali
Nëntor/Dhjetor 2021


Krishtlindja në Mali

Autorja jeton në Teksas, SHBA.

Xhudita mezi po priste që ta festonte lindjen e Jezusit me degën e saj.

“Engjëjt nga lart dëgjonim, n’fusha ëmbël këndonin” (Himne, nr. 123).

Church members in Mali singing together

Ishte dita e Krishtlindjes. Xhudita këndonte nën zë teksa ecte drejt godinës kishtare. Ajo me vëllanë dhe motrën e saj po shkonin në festën e Krishtlindjes së degës së tyre.

Motra e saj, Esteri, buzëqeshi. “A është kënga ‘Engjëjt nga Lart Dëgjonim?’”

“Po! Është kënga ime e parapëlqyer. Shpresoj që ta këndojmë sot.” Xhudita vuri buzën në gaz.

“Më pëlqen shumë ajo këngë!” – shtoi Désiré, vëllai i saj. Ai këndoi me zë të lartë: “Gl-o-o-o-ria!”

Të gjithë qeshën. Xhudita mezi priste të festonte me degën e saj. Jo shumë njerëz në Mali e festonin Krishtlindjen. Në këtë pjesë të Afrikës, shumica e njerëzve nuk dinin shumë për Jezusin. Për ta Krishtlindja ishte thjesht një ditë e zakonshme.

Rrugët ishin plot me njerëz. Shitësit shisnin pjepra jeshilë. Njerëzit, të rinj e të moshuar, mbanin kana me ujë mbi kokë. Një djalë i vogël po drejtonte një gomar që tërhiqte një karrocë dore. Xhudita vështroi drejt kullës së lartë e të ngushtë të një xhamie. Ishte një godinë e bukur ku adhuronin shumë prej fqinjëve të tyre myslimanë.

two sisters and brother walking through street in Mali

Xhudita, Esteri dhe Désiré më parë shkonin në kishën e gjyshit. Por verën e shkuar u bashkuan me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Tani ata të tre shkonin në kishë së bashku çdo javë. Xhuditës i pëlqente shumë të mësonte në Fillore rreth Jezusit.

Më në fund ata mbërritën në festë. Shumica e familjeve të degës ishin tashmë atje. Një projektor po shfaqte materiale filmike për Krishtlindjen në murin e sallës së sakramentit. Xhudita pa Jozefin duke e kaluar Marinë përmes Bethlehemit, të ulur mbi një gomar. Udhët plot njerëz e pluhur i sollën ndërmend Malin.

Pasi mbaroi materiali filmik, u afrua një taksi. Nga ajo zbriti motra Valeri, presidentja e Shoqatës së Ndihmës.

“Kam sjellë ushqimin!” – thirri ajo.

Të gjithë ndihmuan për të sjellë pjatat në ballkon. Ishte një festë! Sallatë me patate, karota, mashurka, oriz i verdhë, pulë e skuqur … gjithçka ishte e shijshme!

“Faleminderit shumë, motra Valeri!” – tha Xhudita.

Më pas secili nga fëmijët më të vegjël mori një top, kukull apo makinë lodër. Nuk kishte mjaft dhurata që Xhudita të mund të merrte një, por ajo nuk u mërzit. Asaj i pëlqente shumë të shihte fëmijët e vegjël që buzëqeshnin.

Church members in Mali eating dinner together

Festa mbaroi me këngë. Xhudita buzëqeshi kur kënduan: “Engjëjt nga Lart Dëgjonim”.

E gjithë dega këndoi së bashku. Ishte kaq bukur. Jezusi vërtet u lind tërë ato vite më parë! Xhudita ishte kaq mirënjohëse që ajo, Désiré dhe Esteri kishin njohuri rreth Tij. Dhe ajo ishte kaq e lumtur që festonin lindjen e Tij.

three siblings standing together in beautiful patterned clothes

Esteri, Xhudita dhe Désiré përpara godinës kishtare.

Friend, November 2021 Tier 2

Ilustrimet nga Steph Marshall