2021
Marrja e një Rekomandimi Tempulli
Nëntor/Dhjetor 2021


Marrja e një Rekomandimi Tempulli

picture of a temple recommend

Kur e merr rekomandimin tënd të tempullit, ti do të bësh një intervistë me peshkopin ose presidentin tënd të degës. Mund ta pyesësh atë për gjithçka që dëshiron. Mund të vijë edhe një nga prindërit me ty, nëse do të doje. Ja disa nga gjërat për të cilat ai do të flasë me ty.

Pyetjet për Rekomandimin e Tempullit

  • A ke besim tek Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë?

  • A ke dëshmi për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe në Rivendosjen e Kishës së Tij?

  • A i mbështet (përkrah) udhëheqësit e tu të Kishës (si profetin, apostujt dhe peshkopin tënd)?

  • A përpiqesh fort që t’i mbash mendjen dhe trupin tënd të pastër dhe të dëlirë?

  • A i ndjek mësimet e Kishës së Jezu Krishtit lidhur me mënyrën se si i trajton të tjerët?

  • A përpiqesh fort ta mbash Shabatin të shenjtë?

  • A përpiqesh fort të jesh i ndershëm?

  • A paguan një të dhjetë (10 përqind) të plotë?

  • A e kupton dhe i bindesh Fjalës së Urtësisë?

  • A ka ndonjë mëkat të rëndë për të cilin është e nevojshme të pendohesh?

  • A e ndien se je i/e denjë për të hyrë në shtëpinë e Zotit?

Friend, November 2021 Tier 2

Ilustrimet nga Emily Davis