Duart Ndihmëtare nëpër Botë
Takohu me Magalin nga Uruguai
Njihu me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët, ashtu siç bëri Jezusi.
Gjithçka rreth Magalit
Mosha: 11 vjeçe
Nga: Uruguai
Gjuha: Spanjisht
Familja: Babi, mami, një vëlla, dy motra dhe gjyshja
Synimet dhe Ëndrrat: 1) Të shkojë në mision. 2) Të punojë me UNICEF‑in për të ndihmuar fëmijët anekënd botës.
Duart Ndihmëtare të Magalit
Magali i ndihmon prindërit e saj në fermën e tyre. Ajo mbledh vezët e pulave që familja t’i hajë. U jep qumësht viçave dhe ujë lepurushave. Ndihma për familjen e saj i ka mësuar se shërbimi është një gjë shumë e rëndësishme. Magali tha: “Gjithmonë duhet t’u shërbejmë njerëzve përreth nesh”.
Një mënyrë tjetër se si shërben Magali, është duke ndihmuar gjyshen e saj që të lexojë shkrimet e shenjta, veçanërisht Librin e Mormonit. Ajo është shumë e lumtur që e ndjek Jezusin duke i ndihmuar të tjerët.
Gjërat e Parapëlqyera të Magalit
Vendi: Tempulli i Montevideos në Uruguai
Historia rreth Jezusit: Kur Jezusi shëroi gruan që ia preku rrobën
Kënga e Fillores: “Kur Un’ t’Pagëzohem” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 53)
Ushqimi: Çdo gjë që gatuan mami i saj
Ngjyra: Rozë
Lënda në Shkollë: Matematika