Trego dhe Thuaj
Kur mendoj për tempullin, kam një ndjenjë të mirë. Mezi pres të mbush 11 vjeç dhe të shërbej në tempullin e Atit Qiellor.
Rafael D., 10 vjeç, Parana, Brazil
Pema e familjes sime duket e bukur ngaqë ka emra dhe fotografi të gjyshërve dhe kushërinjve të mi në të. Kam indeksuar 1,156 emra. Besoj se indeksimi është një mënyrë për t’i sjellë familjet së bashku.
Grejs D., 11 vjeçe, Krahina e Akrës me Rrethina, Ganë
Një djalë i ri u shpërngul në klasën tonë të shkollës në mes të vitit. Dola vullnetar që ta ndihmoja të ndihej i mirëpritur. Ai është njëri prej shokëve të mi të rinj.
Konor E., 7 vjeç, Masovia, Poloni
U linda në Guatemalë dhe për Día de Muertos ose Ditën e të Vdekurve, njerëzit atje bëjnë balona për t’i kujtuar pjesëtarët e familjes së tyre që kanë vdekur. Bëra një balonë me fotografi të paraardhësve të mi dhe një fotografi të vetes sime në mes, për të më kujtuar për dashurinë e tyre.
Siena S., 8 vjeçe, Jutë, SHBA
Ndihmova që t’i çoja dru një familjeje që të mund të kishin ngrohje në shtëpinë e tyre.
Sebastian B., 10 vjeç, Virxhinia, SHBA
Ndihmuam te depoja e ushqimeve duke mbushur kuti me ushqime. Kjo na kujtoi që të ishim mirënjohës për atë që kemi. U ndiem të lumtura që ishim në gjendje të shërbenim me lagjen tonë.
Ema K. dhe Sharlot F., 9 dhe 11 vjeçe, Nju‑Xhersi, SHBA
Kur Presidenti Nelson na kërkoi të lexonim Librin e Mormonit, unë vendosa ta lexoj me prindërit e mi. E ndjeva Frymën e Shenjtë të më thoshte se Libri i Mormonit është i vërtetë. I kam lexuar shkrimet e mia të shenjta çdo ditë dhe kam marrë një dëshmi më të fortë.
Savana R., 10 vjeçe, Teksas, SHBA
“Krishti na Do”, Endria V., 8 vjeçe, Retalhuleu, Guatemalë
Ema C., 7 vjeçe, Santiago, Kili
“Jep Falënderime”, Linkoln H., 10 vjeç, Ajdaho, SHBA
“Jona dhe Balena”, Ben M., 10 vjeç, Misuri, SHBA
Bobi H., 8 vjeç, Alberta, Kanada