Një Mesazh Konference nga Profeti
Themeli ynë i Fortë
Përshtatur nga biseda “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror”, Liahona, nëntor 2021.
Tempulli i Solt-Lejkut u ndërtua më shumë se 100 vjet më parë. Pionierët e ndërtuan atë me veglat e asaj kohe. Është madhështor. Por nëse e shohim themelin nga afër, ne mund të shohim se disa gurë janë gërryer me kalimin e kohës. Ne gjithashtu mund të shohim boshllëqe midis gurëve dhe disa gurë të paqëndrueshëm.
Inxhinierët, arkitektët dhe ndërtuesit tani po punojnë për ta bërë themelin e tempullit shumë më të fortë. Kur të mbarojnë, tempulli do të jetë mjaft i fortë sa t’u bëjë ballë tërmeteve dhe erërave të forta. Do të jetë mjaft i fortë sa të qëndrojë për shumë vjet.
Ne duhet ta ndërtojmë themelin e jetës sonë mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit. Atëherë kur tërmetet shpirtërore të ndodhin, ne do të jemi në gjendje të qëndrojmë të fortë.
Çdo gjë që mësojmë në tempull, na ndihmon të kuptojmë më shumë për Jezu Krishtin. Kur themeli juaj shpirtëror ndërtohet në mënyrë të qëndrueshme mbi Jezu Krishtin, ju nuk duhet të keni frikë. Ju do të forcoheni nga fuqia e Tij.