Të Dashur Miq,
Tempujt janë shtëpitë e Zotit. Janë vende të shenjta ku mësojmë për planin e Atit Qiellor dhe bëjmë besëlidhje (premtime) me Të. Në tempull ne mund të pagëzohemi për njerëz që kanë vdekur dhe të vulosemi me familjet tona përgjithmonë.
Edhe pse je shumë i vogël për të hyrë brenda në tempull tani, ti ende mund të presësh me dëshirë që të shkosh një ditë. Shko te faqja 16 për të mësuar më shumë rreth vajtjes në tempull. Çfarë mund të bësh tani për t’u përgatitur?
Me dashuri,
Miku
Vendet Ku e Lexoj Revistën Miku
Rina M., 9 vjeçe, e lexon revistën Miku në anglisht në Dar‑es‑Salam, Tanzani!
Na Pëlqen Shumë ta Shohim Tempullin
Maja dhe Luka S., 9 vjeçe dhe 3 vjeç, vizituan Tempullin e Oklandit në Kaliforni.
Familje Përgjithmonë
E preva fotografinë e Tempullit të Barankijës në Kolumbi dhe vizatova familjen time brenda tij (dhjetor 2019). Dua që familja ime të jetë së bashku përgjithmonë!
Lejn S., 10 vjeçe, Ajoua, SHBA