2021
Le të Ftojmë Çdo Njeri
Nëntor/Dhjetor 2021


Le të Ftojmë Çdo Njeri

Autorja jeton në Jutë, SHBA.

Xheromi donte që e tërë familja të vinte në pagëzimin e tij.

“Dua të jem me familjen në përjet’si, dhe Zoti më ka treguar si” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 98).

Maori family sitting outside a small building called a marae

Xheromi u ul në barin përpara maraes së nanas së tij. Pothuajse ishte koha që të fillonte festa e familjes.

Ai vështroi gdhendjet e kuqe në muret e ndërtesës. “Mami, si i thuhet emrit të nanas në gjuhën e shenjave?” – pyeti ai. Gjyshja e Xheromit kishte qenë e shurdhër. Nganjëherë ata ushtronin gjuhën e shenjave për ta kujtuar atë.

“Kështu” – tha mami. Ngadalë ajo bëri me duar shenjat e emrit. Edhe Xheromi i bëri shenjat me duart e tij. Atij i pëlqente shumë të mësonte për familjen e vet.

“Dua ta provoj!” Kushërira e Xheromit, Keti, u ul pranë tyre. Mami e bëri me shenja emrin përsëri.

“Muajin e ardhshëm për pagëzimin tim, a mund të këndojmë një këngë në gjuhën e shenjave?” – pyeti Xheromi.

“Sigurisht” – tha mami.

“Çfarë është një pagëzim?” – pyeti Keti.

Shumica e familjes së Xheromit nuk ishin anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. “Të pagëzohesh është diçka e veçantë në kishën time” – tha Xheromi. “Është si ti bën një premtim që të ndjekësh Jezusin dhe Ai premton të të ndihmojë.”

“Bukur” – tha Keti.

“A dëshiron të vish në pagëzimin tim?” – pyeti Xheromi.

“Sigurisht!” – buzëqeshi Keti. Më pas Xheromi iu kthye mamit të vet.

“A mund t’u kërkojmë edhe kushërinjve të tjerë të vijnë? Dhe hallave, tezeve, dajave dhe xhaxhallarëve?”

Mami tundi kokën. “Mendoj se kjo është ide e shkëlqyer.”

Xheromi dhe mami u kërkuan pjesëtarëve të tjerë të familjes që të vinin në pagëzim. As hallat, tezet, dajat dhe xhaxhallarët nuk dinin shumë për pagëzimin. Por e dinin se ishte një ditë e veçantë për Xheromin. “Do të jemi atje!” – thanë ata.

Javët kaluan. Më në fund ishte dita e pagëzimit të Xheromit. Kur Xheromi hyri në godinën kishtare, ai buzëqeshi shumë. Çdo radhë ishte e mbushur me pjesëtarë të familjes së tij.

family standing with boy dressed in white for baptism

Fillimisht babi i Xheromit dha një bisedë rreth pagëzimit dhe dhuratës së Frymës së Shenjtë. Ai foli edhe se sa të rëndësishme janë familjet. “Jemi kaq të lumtur që Xheromi do të pagëzohet sot. Dhe jemi kaq të lumtur që e kemi familjen tonë këtu!” – tha ai. “Cila është gjëja më e rëndësishme në botë?” – tha ai. “Janë njerëzit, njerëzit, njerëzit.”

Të gjithë buzëqeshën. Ishte një thënie maori që ata të gjithë e pëlqenin.

Pas bisedës së babit, ishte radha e Xheromit dhe e mamit. Ata kënduan një këngë të Fillores me gjuhën e shenjave. Ajo e bëri Xheromin të ndihet pranë gjyshes së tij.

Pastaj Xheromi dhe babi u futën në vaskën e pagëzimit. Teksa qëndronte në ujë, Xheromi hodhi vështrimin tek e gjithë familja e tij. Kushërinjtë, hallat, tezet, dajat, xhaxhallarët. Të gjithë ishin atje!

Xheromi mbylli sytë. Ai pati një ndjenjë të ngrohtë, të qetë. Ndjeu sikur dikush po i jepte një përqafim të madh. Mendoi për nanan e tij. Mendoi për paraardhësit e tij. E dinte se edhe ata ishin krenarë për të.

Xheromi veshi rrobat e thata. Më pas përqafoi secilin pjesëtar të familjes së tij. Ishte mirënjohës për të gjithë ata. Dhe ishte mirënjohës për pjesëtarët e familjes së tij në qiell, të cilët do t’i takonte një ditë. Xheromi donte të vazhdonte të bënte zgjedhje të mira për t’i bërë ata krenarë.

Friend, November 2021 Tier 2

Ilustrimet nga Oksana Grivina