2021
Karta për Historinë e Kishës
Nëntor/Dhjetor 2021


Karta për Historinë e Kishës

Priti kartat, palosi te vija e ndërprerë dhe ngjiti afër me njëra‑tjetrën.

Saguiç Timbimbu

cut-out card of Sagwitch Timbimboo

1822–1887

“Dua të jem në paqe me gjithë njerëzit.”

  • Ai ishte një prijës shoshon në atë që tani është Juta veriore në SHBA.

  • Ai dhe shumë prej popullit të tij u pagëzuan në vitin 1873.

  • Ai dhe bashkëshortja e tij ishin disa nga indianët e parë amerikanë që u vulosën në tempull.

  • Ai dhe populli i tij ndihmuan për të ndërtuar Tempullin e Loganit në Jutë. Më vonë ata bënë punë në tempull për njerëzit e tyre që kishin vdekur.

Ana Garden Uidsou

cut-out card of Anna Gaarden Widtsoe

1849–1919

“E vlerësoj si privilegj të madh që të … ndihmoj në [përhapjen] e ungjillit.”

  • Ajo jetoi në Norvegji. Ishte e ve dhe rriti dy djem.

  • Ajo mësoi për ungjillin nga një këpucar. Kur i rregulloi këpucët, ai futi një pamflet të Kishës në secilën këpucë. Ajo u pagëzua në det.

  • Ajo shërbeu në një mision në Skandinavi. Biri i saj, Xhoni, u bë një Apostull.

Friend, November 2021 Tier 2

Ilustrimet nga Brooke Smart