2021
Gati për Tempullin
Nëntor/Dhjetor 2021


Gati për Tempullin

Kjo histori ndodhi në Xhamajkë.

“Si mund ta marr një rekomandim?” – pyeti Ajani.

“Shikoni që të bëni të gjitha gjërat në mënyrë të denjë”(Mormoni 9:29).

family meeting together at home in Jamaica

Ajani buzëqeshi fort kur dëgjoi një trokitje në derë. Mada (mami) kishte ftuar vëllanë e tyre shërbestar për të ndihmuar me një mbrëmje të veçantë të shtëpisë.

Ai hapi derën. “Wah gwaan, vëllai Uilliams!” (“Ç’kemi?”)

Everyting is irie!” – tha vëllai Uilliams. (Gjithçka është në rregull!”) Ai i dha Ajanit një çantë me mango nga pema e vet.

Vëllai Uilliams u ul në divan. Mada i kërkoi motrës së vogël të Ajanit, Danës, që të bënte një lutje.

Pasi ajo mbaroi, vëllai Uilliams tha: “Sivjet Ajani do të mbushë 12 vjeç. A e di ndonjëri nga ju përse ky është një vit i veçantë për të?”

Vëllai i vogël i Ajanit, Tejauni, lëvizi sa andej-këtej plot hare. “Ngaqë mund të marrë priftërinë dhe të shpërndajë sakramentin!”

“Saktë!” – tha vëllai Uilliams. “Por ka edhe një arsye tjetër.”

Ai hapi kuletën e tij dhe nxori një fletë të vogël letre. “Ky është një rekomandim tempulli.”

Ia dha Ajanit.

“Sa mirë!” Ajani preku me gishta tempullin e artë mbi kartë. “Çfarë bën me të?”

“Ia tregoj personit që qëndron te sporteli në hyrje të tempullit. Ai u tregon atyre që jam i denjë të hyj brenda.”

“Dua ta shoh!” Dana ia mori Ajanit dhe e studioi nga afër.

“Si mendon se do të ndiheshe po të kishe një rekomandim tëndin?” – pyeti vëllai Uilliams.

“Do të ndihesha i veçantë!” Ajani i ngriti sytë nga karta. “Nuk e di nëse mund të shkoj në tempull. Kushton shumë që të blej një biletë avioni për të shkuar atje.”

“As unë nuk mund të shkoj në tempull shumë shpesh” – tha vëllai Uilliams. “Por rekomandimi im më kujton që të jem gjithmonë gati për të hyrë brenda.”

Ajani u mendua një minutë. “Dua të jem gati gjithashtu” – tha ai. “Si mund ta marr një rekomandim?”

“Takohesh me peshkopin” – tha vëllai Uilliams. “Ai do të të bëjë disa pyetje për të parë nëse je gati.”

“Pra, është si provim?” – pyeti Ajani, paska i shqetësuar.

“Është më tepër si bashkëbisedim” – tha vëllai Uilliams. “Peshkopi është miku yt dhe ai dëshiron të të ndihmojë që të jesh gati.”

Ajani pohoi me kokë. Ai e pëlqente peshkopin.

“A do të doje t’i shihje pyetjet?” Vëllai Uilliams i dha Ajanit një copë letër me disa pyetje në të. Dana dhe Tejauni u grumbulluan përreth tij që të shihnin gjithashtu.

“Numri një” – lexoi Ajani. “A keni besim dhe një dëshmi për Perëndinë, Atin e Përjetshëm; Birin e Tij, Jezu Krishtin; dhe Frymën e Shenjtë?”

I ndriçoi fytyra. Kjo ishte e lehtë. “Po!”

Ai vazhdoi duke i lexuar pyetjet një e nga një. Mada dhe vëllai Uilliams u shpjeguan se çfarë do të thonin disa gjëra.

Më pas Ajani lexoi një pyetje tjetër: “‘A e kuptoni dhe i bindeni Fjalës së Urtësisë?’” Ai rrudhi vetullat. “Një herë D’andre më dha një ponç me rum kur isha në shtëpinë e tij” – tha ai. “Por nuk dua më kurrë ta pi atë përsëri. A do të thotë kjo që nuk mund të kem një rekomandim tempulli?”

“Mbajtja e Fjalës së Urtësisë do të thotë që të mos pish alkool dhe ponçi me rum ka alkool në të” – tha vëllai Uilliams. “Por ti gjithmonë mund të pendohesh dhe të jesh i denjë për të shkuar në tempull.”

“Për shkak të Jezusit” – tha Tejauni.

“Pikërisht!” – tha vëllai Uilliams. “Atëherë rekomandimi yt i tempullit mund të të kujtojë që të vazhdosh t’i bindesh Fjalës së Urtësisë. Dhe gjithmonë të jesh gati për të shkuar në tempull.”

Ajani vuri buzën në gaz. U ndje shumë më mirë.

“Ndoshta do të shkoj në tempull së shpejti” – tha Ajani. “Dhe kur të shkoj, do të jem gati!”

Friend, November 2021 Tier 2

Ilustrimi nga Shawna J. C. Tenney