Shkruar nga Ti
Ata po Presin për Mua!
Mezi pres që të pagëzohem për paraardhësit e mi.
Tjeta! Unë quhem Gizela Olivia. Kam lindur në Indi. Unë e dua Jezu Krishtin. Vetëm 2,3 përqind e njerëzve në Indi janë të krishterë. Po, nganjëherë është e vështirë. Por e di se Ai më ndihmon dhe më udhërrëfen. Dhe tani Kisha po ndërton një tempull në Indi.
Unë jetoj në një qytet të bukur me miliona njerëz. Mes gjithë miliona njerëzve, ka gjashtë njerëz që i dua më shumë nga të gjithë: mamin tim; motrën time të vogël, Hallen; gjyshin dhe gjyshen time të dashur nga mami; dajën tim dhe tezen time. Ata janë njerëzit më të rëndësishëm në jetën time.
Sivjet bëmë disa veprimtari për historinë familjare dhe mësova rreth paraardhësve të mi. Mami tha se si gratë ashtu edhe burrat në familjen time kishin flokë shumë të gjatë, sikurse unë. Më pas ajo tha një gjë shumë të rëndësishme: paraardhësit e mi po prisnin për mua në botën e shpirtrave! Ajo tha se ata po prisnin për t’u pagëzuar – siç më ishte dashur të prisja derisa të mbushja tetë vjeçe që të pagëzohesha. (Meqë ra fjala, unë u pagëzova në ditën e ditëlindjes sime. Bukur, ëhë?)
Mami tha se paraardhësit e mi janë në botën e shpirtrave. Ata nuk kanë trupa si unë, kështu që nuk mund të pagëzohen. Sa e trishtueshme! Prandaj ne pagëzohemi për ta në tempull. I thashë mamit se kur të ndërtohej tempulli në Bengaluru, dhe të kem mbushur moshën, unë dua të pagëzohem për ta.