Nuk është kurrë shumë herët që t’u mësoni fëmijëve tuaj rreth tempullit. Edhe pse nuk ka një tempull aty pranë, ju mund t’i ndihmoni ata të përgatiten për të marrë një rekomandim tempulli. Lexoni së bashku historinë në faqen 20 dhe flisni rreth mënyrës se si ata mund të bëhen gati për të hyrë në tempull. Gjithashtu mund të përdorni faqen 22 që të flisni rreth intervistës për në tempull. Kujtojuni atyre se nuk duhet të jenë të përsosur që të jenë të denjë.
Në faqen 16, ju mund t’u tregoni se si do të jetë që të bëjnë pagëzime në tempull. Nëse keni qenë në tempull, tregojuni se çfarë domethënie pati për ju. Ndihmojini që të presin me padurim që të shkojnë atje një ditë.