Histori nga Shkrimet e Shenjta
Tempulli i Navusë
Shenjtorët ndërtuan një qytet të ri, të quajtur Navu. Perëndia u tha të ndërtonin një tempull atje.
Shenjtorët punuan shumë për ta ndërtuar atë. E ndërtuan pranë një lumi të madh. Ata gdhendën diej dhe yje mbi gurë.
Zoti u tha që të ndërtonin një vaskë pagëzimi brenda tempullit. Ajo u mbush me ujë.
Njerëzit u pagëzuan për pjesëtarët e familjes që vdiqën përpara se të mund të pagëzoheshin.
Për shkak të tempujve, unë mund të jem me familjen time përgjithmonë. Një ditë unë mund të hyj brenda për të bërë pagëzime në tempull.