Udhëtimi Im i Parë për në Tempull
Hola! Jam Elena. Është hera e parë që po shkoj në tempull.
Para pak javësh, u takova me peshkopin tim. Ai më bëri disa pyetje për t’u siguruar që isha gati për të shkuar në tempull. (Mund t’i lexoni pyetjet në faqen 22.) Pastaj më dha rekomandimin tim të tempullit.
Po bëhemi gati për të shkuar. Vishem me rrobat më të mira të së dielës. Gjithashtu marr me vete disa gjëra që të rregulloj flokët pasi të lagen. Dhe sigurohem që e kam rekomandimin tim. Tani do të shkojmë të arrijmë autobusin.
Ja ku është tempulli! Është kaq i bukur.
Kur hyj brenda në tempull, ndiej paqe. Ia tregoj rekomandimin tim punonjësit të dashur të tempullit te sporteli në hyrje. Një tjetër punonjëse e tempullit më jep një veshje të bardhë si kominoshe. Shkoj në dhomën që ndërrohen rrobat.
Tani pres radhën time për t’u pagëzuar. Kur është radha e vëllait tim, unë qëndroj pranë vaskës që të jem dëshmitare. Sigurohem që ai futet plotësisht nën ujë.
Tani është radha ime! Uji është i ngrohtë. Pagëzohem për disa veta me radhë.
Kur dal nga uji, një punonjëse e tempullit më jep një peshqir. Shpëlahem në dhomën e veshjes dhe vesh sërish rrobat e së dielës. Kur dal nga dhoma, një punonjëse e tempullit më çon që të konfirmohem për disa njerëz.
Koha ime në tempull ishte vërtet e veçantë! Jam e lumtur që mund t’i ndihmoja të tjerët duke u pagëzuar dhe konfirmuar për ta. Mezi pres që të kthehem përsëri së shpejti.