2022
Pak Më Shumë Ndihmë
Nëntor 2022


Pak Më Shumë Ndihmë

Kockat e dinozaurëve dukeshin më tepër argëtuese sesa terapia për të folurit.

Pamja
A young boy walks through his classroom at school. He looks sad. A man holds up a dinosaur bone.

“Aleks, është koha për të shkuar në terapinë për të folurit”, – tha mësuese Xhenkinsi.

Aleksi uli kokën. Terapia për të folurit ishte një klasë e veçantë ku ai shkonte. E kishte të vështirë që t’i shqiptonte disa fjalë dhe tinguj. Prandaj i duhej t’i ushtronte në klasën e të folurit disa herë në javë. Sa herë që largohej nga ora e tij e rregullt mësimore, ndihej i turpëruar.

Ngriti sytë nga mësuesja. “A mund të mos shkoj?” – pëshpëriti ai. “Vetëm për sot?”

Sot zoti Timons do të vinte në klasën e Aleksit që të fliste për dinozaurët. Zoti Timons punonte në një muze me shumë kocka fantastike dinozaurësh. Madje do të sillte një kockë që ishte mijëravjeçare. Aleksi nuk donte ta humbiste këtë gjë.

Mësuese Xhenkinsi buzëqeshi. “Ende ke nevojë të shkosh në klasën tënde për të folurit. Por mund të kthehesh në kohë për pjesën e fundit të bisedës së zotit Timons.”

Aleksi u përpoq t’i buzëqeshte, por nuk mundej. Dalëngadalë eci drejt klasës së terapisë për të folurit. Në klasë ata ushtroheshin se si të thonin të njëjtin tingull në mënyrë të përsëritur. Të mësuarit rreth dinozaurëve do të ishte më argëtues.

“E urrej që t’i them këta tinguj koti”, – i tha mësueses së tij të terapisë për të folurit. “Ndihem si bebe.”

“Nuk je aspak bebe”, – tha ajo. “Ne të gjithëve na nevojitet pak më shumë ndihmë nganjëherë. A e di se unë shkoja në terapi për të folurit kur isha në moshën tënde?”

Kjo e bëri Aleksin të ndihej pak më mirë. Punoi shumë gjatë pjesës së mbetur të orës mësimore që të ushtronte tingujt.

Kur Aleksi u kthye në klasën e mësuese Xhenkinsit, pa se po largohej shoqja e tij, Kortni.

“Ku po shkon?” – pyeti ai.

Kortni uli sytë. “Po has vështirësi me leximin. Më duhet të shkoj në një klasë të veçantë për leximin.” Kortnit dukej se i vinte turp.

“Ej, është në rregull”, – tha Aleksi. “Sapo u ktheva nga klasa ime për të folurit. E kalova tërë kohën duke bërë të njëjtin tingull vazhdimisht.” Ai rrudhi hundën.

“Vërtet?”

Ai pohoi me kokë. “Kam shkuar në terapi për të folurit në dy vitet e fundit.”

“Si është e mundur që nuk e dija?” – pyeti ajo.

Aleksi ngriti supet. “Asnjëherë nuk i kam thënë askujt. Kisha frikë se do të talleshin me mua.”

“Unë nuk do të tallesha kurrë me ty”, – tha Kortni. “Gëzohem që ia dole të kthehesh në kohë për të parë kockën e dinozaurit. Është vërtet fantastike!” Ajo përshëndeti me dorë. “Duhet të shkoj. Shihemi më vonë.”

Shpejt Aleksi mësoi se ai dhe Kortni nuk ishin të vetmit që shkonin në klasa të tjera. Tomi shkonte në një klasë që ta ndihmonte të mësonte aftësi më të mira shoqërore. Dhe Beka punonte me një mësues të veçantë për ta ndihmuar që t’i forcohej krahu që kishte lënduar.

Tani Aleksi nuk u ndje kaq keq rreth klasës së tij për të folurit. Ai donte t’i ndihmonte edhe fëmijët e tjerë të ndiheshin më mirë. Ai ushtronte leximin me Kortnin dhe fliste me Tomin gjatë vaktit të drekës. Çdokujt i nevojitet pak më shumë ndihmë nganjëherë dhe kjo është në rregull.

Pamja
This image is #1 listed below. A series of spot illustrations of children. 1. A girl reading. 2. A boy talking. 3. A girl with a broken arm in a sling.

Po marr më shumë ndihmë për leximin.

Pamja
This image is #2 below. A series of spot illustrations of children. 1. A girl reading. 2. A boy talking. 3. A girl with a broken arm in a sling.

Po marr më shumë ndihmë për aftësitë shoqërore.

Pamja
This image is #3 listed below. A series of spot illustrations of children. 1. A girl reading. 2. A boy talking. 3. A girl with a broken arm in a sling.

Po marr më shumë ndihmë për krahun tim.

Pamja
story PDF

Ilustrimet nga Mark Robison

Shtyp në Letër