2022
Cikja Mirënjohëse
Nëntor 2022


Gjëra Argëtuese

Cikja Mirënjohëse

Pamja
Page from the November 2022 The Friend Magazine.

Shkrimet e shenjta na mësojnë të jemi mirënjohës/e (shih Psalmeve 100:4). Mund të zbavitesh dhe të jesh mirënjohës/e kur e luan këtë lojë.

  1. Gjeni një hapësirë ku mund të vraponi përreth. Zgjidhni një vend që të jetë “Zona e Mirënjohjes”.

  2. Gjithsecili mund të cikë njëri‑tjetrin. Kur të të cikin, vendose njërën dorë në vendin ku të cikën. Akoma mund t’i cikësh njerëzit me dorën tjetër.

  3. Kur të të cikin për herë të dytë, vendose dorën tjetër në vendin e dytë ku të cikën.

  4. Kur të të cikin për herë të tretë, shko te Zona e Mirënjohjes dhe thuaj tri gjëra për të cilat je mirënjohës/e. Pasi të kesh thënë tri gjëra, mund të futesh sërish në lojë.

Ilustrimi nga Stefani McClary

Shtyp në Letër