“Përqendrimi tek Tempulli”, Miku, Nëntor 2022, f. 2–3.
Një Mesazh Konference nga Profeti
Përqendrimi tek Tempulli
Përshtatur nga “Përqendrimi tek Tempulli”, Liahona, Nëntor 2022.
Ilustrim i tempullit nga Bailey Rees; faqe për ngjyrosje nga Bryan Beach
Kohët e fundit, Motra Nelson dhe unë pamë materialet e reja filmike për Librin e Mormonit. Te njëri nga materialet tregohej Shpëtimtari duke iu shfaqur nefitëve. Ai tha: “Vini re, unë jam Jezu Krishti. … Unë jam drita dhe jeta e botës” (3 Nefi 11:10–11).
Është domethënëse që Shpëtimtari iu shfaq njerëzve në tempull. Tempulli është shtëpia e Tij. Ai është i mbushur me fuqinë e Tij.
Zoti po e përshpejton ndërtimin e tempujve. Kjo po bëhet që atje të mund të shkojnë më shumë njerëz. Premtoj se shkuarja më shpesh në tempull do t’i bekojë njerëzit si asgjë tjetër.
Në konferencë, njoftova 18 tempuj të tjerë. Në disa qytete shumë të mëdha, duhet shumë kohë që njerëzit të udhëtojnë drejt tempullit nga qyteti i tyre. Ndaj ne do të ndërtojmë disa tempuj në disa prej këtyre qyteteve të mëdha. Katër nga tempujt e rinj do të ndërtohen pranë Meksiko-Sitit.
Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, u përqendrofshi tek tempulli më shumë se kurrë më parë! Ju bekoj që të vini çdo ditë më pranë Perëndisë dhe Jezu Krishtit. Unë ju dua. Perëndia qoftë me ju derisa të takohemi sërish.
Jezusi Vizitoi Nefitët
Shpëtimtari iu shfaq nefitëve në tempull ngaqë ajo është shtëpia e Tij. Perëndia po na bekon me më shumë tempuj për të na forcuar dhe mbrojtur.