2022
Njihu me Karmenin nga Libani
Nëntor 2022


Duart Ndihmëtare nëpër Botë

Njihu me Karmenin nga Libani

Njihu me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët ashtu siç bëri Jezusi.

A young girl named Carmen Ahmad stands outside and smiles.

Gjithçka rreth Karmenit

Carmen Ahmad with her three older siblings.

Mosha: 8 vjeçe

Nga: Siria por tani jeton në Liban

Gjuhët: arabisht, anglisht

Synimet dhe ëndrrat: 1) Të vizitojë tempullin. 2) Të bëhet artiste. 3) Të shërbejë në një mision.

Familja: Karmeni ka dy motra më të mëdha dhe një vëlla më të madh.

Duart Ndihmëtare të Karmenit

Carmen Ahmad smiles with a box full of supplies.

Karmeni dhe nëna e saj jetojnë në Liban, por ato më parë jetonin në Siri. Edhe fqinjët e tyre janë nga Siria. Dhjetorin e shkuar, Karmeni donte të bënte diçka të mirë për ta. Çdo ditë deri në Krishtlindje, Karmeni bleu diçka të vogël në dyqan. Ajo i vuri ato të gjitha në një kuti. Pas 25 ditësh kutia ishte plot. Në ditën e Krishtlindjes, Karmeni ua çoi kutinë fqinjëve të saj. Ata ishin kaq mirënjohës. Karmeni thotë që shërbimi i saj e ndihmoi të kujtonte shërbimin që dha Jezu Krishti. “Kur tregojmë dashuri për të tjerët”, – thotë Karmeni – “ne e ndiejmë dashurinë e Perëndisë.”

Gjërat e Parapëlqyera të Karmenit

Vendi: Plazhi

Historia rreth Jezusit: Kur Jezusi eci mbi ujë

Kënga e Fillores: “Ati Im Qiellor më Do” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 16–17)

Ushqimet: Makaronat orientale, akulloret me fruta, arra dhe krem

Ngjyra: Vjollcë e çelët

Lënda në shkollë: Lëndët shkencore

story PDF

Ilustrimet nga Svetla Radivoeva