2022
Një Bashkëbisedim me Shiomarën rreth të Qenit e Sapoardhur tek Të Rejat
Nëntor 2022


Një Bashkëbisedim me Shiomarën rreth të Qenit e Sapoardhur tek Të Rejat

Shiomara është nga Çiapasi, një shtet në Meksikën jugore. Kohët e fundit ajo kaloi tek Të Rejat.

Pamja
Illustration of Xiomara.

Së pari, duam që të të njohim.

Çfarë bën për argëtim?

Ngas biçikletën, luaj futboll dhe gatuaj. Gjëja ime e parapëlqyer për ta gatuar është kesadija.

Cila është ngjyra jote e parapëlqyer?

E verdha.

Çfarë po prisje me më shumë dëshirë për kalimin nga Fillorja tek Të Rejat?

Isha vërtet e gëzuar që do të shkoja në tempull dhe do të bëja pagëzime.

Si u ndjeve kur shkove tek Të Rejat për herë të parë?

Në fillim ishte e vështirë. Shqetësohesha se çfarë do të mendonin vajzat më të mëdha për mua. Isha pak nervoze derisa të gjitha shkuam në tempull së bashku. Kjo ishte edhe koha kur u bëmë shoqe të mira.

Si ishte kur shkove në tempull për herën e parë?

Pamja
Xiomara walking in front of the Tuxtla Gutierrez Mexico Temple.

Ishte shumë e veçantë. Hyrja brenda tempullit të Zotit ishte një përvojë shpirtërore. Gjithmonë kam dashur të shkoj në tempull. Në Fillore kënduam: “Tempullin shum’ dua t’shoh. Një dit’ atje do shkoj.” Tani mund të them: “Në tempull shum’ dua të shkoj”.

Atë herë të parë në tempull bëra pagëzime për disa prej tetove të mia, disa të afërme të gjyshes sime (nënës së nënës sime) dhe njerëz të tjerë që nuk i njihja. Tempulli dhe historia familjare janë pjesë e dëshmisë sime.

Cilat janë disa veprimtari argëtuese që i ke bërë me grupin tënd të Të Rejave?

Pamja
A batch of chocolate chip cookies.

Bërja e biskotave! Bëmë 150 biskota. Më pas ua shpërndamë njerëzve të tjerë. Aktivitetet e Të Rejave janë zbavitëse. Janë plot me mësime të mira, nxitje dhe udhërrëfim për të na ndihmuar që të bëhemi misionare të ardhshme.

A ka në lagjen tënde ndonjë vajzë tjetër të moshës tënde?

Vetëm unë. Gjithashtu jam e vetmja anëtare e Kishës në klasën time në shkollë.

A është e vështirë të jesh e vetmja anëtare e Kishës në shkollë?

Jo. Të gjitha shoqet e mia e dinë se unë ndjek një fe të ndryshme nga feja e tyre, por nuk më trajtojnë aspak ndryshe.

Çfarë të pëlqen më shumë rreth të qenit tek Të Rejat?

Më pëlqen të mësoj më shumë rreth Shpëtimtarit dhe planit të shpëtimit. Është bekim i madh të bëj punë për historinë familjare. Më pëlqen të bëj pagëzime në tempull për t’u dhënë shpresë të afërmve tanë që janë larguar tashmë nga kjo tokë.

Më pëlqen shumë të jem në programin e Të Rejave!

Pamja
story PDF

Ilustrimet nga Alyssa Tallent

Shtyp në Letër