Meti dhe Mendi
Ç’kemi motra? Çfarë po bën?
Po shtoj gjëra në listën time të bekimeve.
Çfarë është ajo?
Po bëj një listë të të gjitha gjërave për të cilat jam mirënjohëse.
Pikërisht tani po shkruaj të gjithë njerëzit që ma kanë bekuar jetën.
Si vëllai yt super zbavitës?
Po! Dhe mami e babi. Dhe misionarët që i dhanë mësime familjes sonë.
Mjekët, si ai që më shëroi krahun e thyer. Dhe infermieret. Dhe mësuesit e mësueset e mira. Dhe …
A e di çfarë? Nuk kemi aq shumë letër për listën tënde.
Dhe stilolapsit tim po i mbaron boja.