2022
Libri i Veçantë
Nëntor 2022


Libri i Veçantë

Border art from the Book of Mormon Stories surrounds  Bernice (about age 5) who is holding the book. Her head pops out of the cover. Her parents are in the background.

“Është radha jote për të lexuar, babi”, – tha Bernisa. Ajo i hapi shkrimet e shenjta. Mamaja dhe babi u ulën pranë saj në divan.

Babi lexoi shkrimin e parë të shenjtë. “Unë e di se ai i do fëmijët e tij.”

“Unë e di se ai i do fëmijët e tij”, – përsëriti Bernisa.

“Megjithatë”, – tha babi – “unë nuk e di kuptimin e të gjitha gjërave.”*

Megjithatë ishte një fjalë e vështirë. Bernisa nuk mund të lexonte ende dhe nuk e dinte se çfarë kuptimi kishin të gjitha fjalët. Por i pëlqente shumë të përsëriste fjalët kur familja e saj i lexonte së bashku shkrimet e shenjta.

Të nesërmen, në kohën e leximit të shkrimeve të shenjta, babi i bëri një surprizë. “Kam diçka të veçantë për ty”, – tha ai. I dha Bernisës një libër. Kishte një figurë me njerëz dhe një anije në kapak.

“Ky është për mua?” – pyeti Bernisa. E rroku në krahë librin e madh.

“Për ty”, – tha babi. “Shikoje brenda.”

Bernisa e hapi librin. I ndritën sytë. Kishte kaq shumë figura plot ngjyra.

“Si e ka titullin?” – pyeti Bernisa.

Babi tregoi te fjalët në kapak. “Tregime të Librit të Mormonit”, – tha ai.

Bernisa preku me gisht fjalët në kapak. “Tregime të Librit të Mormonit”, – tha ajo.

“Ka të njëjtat tregime për të cilat po lexojmë në shkrimet e shenjta”, – tha mamaja.

Bernisa tregoi te njëra nga figurat. “Kush është ai?” – pyeti ajo.

“Hë. A i sheh harkun dhe shigjetat?” – pyeti mamaja.

Bernisa pohoi me kokë.

“E mban mend që lexuam për dikë që kishte një hark të thyer?” – pyeti babi.

“Nefi?” – tha Bernisa.

“Po, është Nefi”, – tha babi.

Bernisa buzëqeshi. “Faleminderit, babi. Faleminderit, mami. Më pëlqen shumë ky libër.”

Çdo natë Bernisa lexonte librin e saj të shkrimeve të shenjta me mamanë dhe babanë. Ajo tregonte me gisht figurat. Mësoi të thoshte disa fjalë të vështira. Dhe mësoi të lexonte vetë disa fjalë të lehta.

Leximi i shkrimeve të shenjta e bënte të ndihej e lumtur. Ishte e gëzuar që mund t’i lexonte me mamanë dhe babanë!

Page from the November 2022 The Friend Magazine.

Ilustrimi nga Adam Record