2022
Kartat e Heronjve të Shkrimeve të Shenjta
Nëntor 2022


Kartat e Heronjve të Shkrimeve të Shenjta

Priti kartat, palosi te vija e ndërprerë dhe ngjiti afër me njëra‑tjetrën.

Esteri

Esther standing before King Ahasuerus.

“Është pikërisht për një kohë të tillë që ti ke arritur [në këtë pozitë].”

  • Ajo ishte një mbretëreshë e guximshme dhe një izraelite.

  • Një ligj i ri tha se duhej të vriteshin të gjithë izraelitët. Ajo agjëroi dhe u lut. Ajo e vuri në rrezik jetën e vet që të fliste me mbretin.

  • Mbreti e dëgjoi. Ajo e shpëtoi popullin e vet.

Jobi

Illustration of Job kneeling in prayer with his home destroyed behind him.

“Unë e di që Shpëtimtari im jeton.”

  • Ai ishte i drejtë. Por pati shumë sprova. I vdiqën fëmijët dhe i ngordhën kafshët. U sëmur rëndë.

  • Ai nuk e dinte se përse i ndodhën gjëra të këqija. Por mirëbesoi te Perëndia.

  • Me kalimin e kohës u shërua. Perëndia ishte me të në kohë të mira e të këqija.

cut-out scripture cards

Ilustrimet nga Alona Millgram