2022
Bëhu Gati për Tempullin!
Nëntor 2022


Bëhu Gati për Tempullin!

Ne i pyetëm fëmijët se si po përgatiteshin për të shkuar në tempull dhe çfarë të prisnin. Ja se çfarë kishin për të thënë.

Pamja
Portrait of Alivia Woodbury.

“Po i studioj pyetjet e intervistës së tempullit që të jem gati për të shkuar në tempull. Dëshiroj një dëshmi të fortë.”

Alivia W., 9 vjeçe, Jutë, SHBA

Pamja
Picture of Luke Freeman.

“Jam i emocionuar që do të shkoj në tempull një ditë për të bërë pagëzime. Mësova shumë rreth tempullit duke i studiuar shkrimet e shenjta. Jam i emocionuar sepse edhe kur jam në oborrin e tempullit, mund ta ndiej Shpirtin kaq fort. Jam i sigurt që Shpirti është edhe më i fortë brenda.”

Luka F., 10 vjeç, Ajdaho, SHBA

Pamja
Picture of Mark Yeromin sitting on the couch holding a kitten.

“Ju mund të përgatiteni për tempullin nga pak çdo ditë. Unë i zbatoj urdhërimet. I lexoj shkrimet e shenjta me vëllanë dhe nënën time çdo mëngjes përpara shkollës. Përpiqem të jem shembull për shokët. Përpiqem të zgjedh të drejtën siç thuhet në himnin ‘Bëj Ç’Ësht’ e Drejt’ (Himne, nr. 149). Ne e këndojmë atë në mëngjes që të krijojmë gjendjen e duhur shpirtërore.”

Mark Y., 10 vjeç, Poltava, Ukrainë

Pamja
Picture of Daniel Denshchykov.

“Lutem çdo ditë dhe i pyes prindërit e mi rreth ordinancave të tempullit. Gjithashtu po përgatitem për intervistën time me peshkopin. Jam shumë i gëzuar që do të shkoj në tempull.”

Daniel D., 11 vjeç, Kiev, Ukrainë

Pamja
Picture of Antonella Igor.

“Më pëlqeu shumë hera e parë që shkova në tempull. Përpara se të ishte radha ime për pagëzime, munda të shërbej si dëshmitare. Pashë dikë tjetër të pagëzohej dhe u sigurova që u fut tërësisht nën ujë. Kur ishte radha ime për t’u pagëzuar, uji ishte i ngrohtë. Ndjeva paqe dhe lumturi. E dua tempullin dhe më pëlqen shumë të ndihmoj në këtë vepër të shkëlqyer.”

Antonela A., 12 vjeçe, Kolumbia Britanike, Kanada

Shtyp në Letër