2022
Tamam në Masën e Duhur
Nëntor 2022


TamamMasën e Duhur

Trinës nuk i pëlqente të ishte ndryshe.

A girl named Trina stands in a space that is a textured yellow panel and a textured floor. This represents that she feels like she is small. Her friend, Josie, invites her to join the other kids in the primary class.

“Je kaq e vockël!” – i tha Sasha. “Duhet të të thërrasim Trina e Vocërr.”

Trina u përpoq të buzëqeshte. Fëmijët e tjerë në shkollë e ngacmonin shumë ngaqë ishte e vogël në shtat. Ajo kishte lindur e vockël dhe nuk ishte rritur aq shpejt sa fëmijët e tjerë. Por nuk i pëlqente emri Trina e Vocërr. Nuk i pëlqente të ishte ndryshe.

“Je kaq e vogël sa mund të mos rritesh kurrë”, – tha Maksi teksa dolën jashtë për pushimin e drekës.

“E di se jam e vogël”, – tha Trina. “Por s’mund të bëj gjë për këtë. Hajde shkojmë të luajmë.”

Trina vrapoi që të luante futboll me fëmijët e tjerë. E hodhën topin me këmbë poshtë e lart. Të gjithë po zbaviteshin së bashku.

Por shpejt Trina u lodh shumë. Eci ngadalë duke u larguar nga loja dhe u ul në bar.

Shpejt i erdhi pranë shoqja e saj, Xhozi. Xhozi ishte edhe në klasën e saj të Fillores në kishë.

“A je mirë?” – e pyeti Xhozi.

“Po”, – tha Trina. “Kisha nevojë të pushoja. Më lodhen mushkëritë kur vrapoj shumë. Nuk janë shumë të forta.”

Xhozi u ul pranë Trinës. Mblodhën fije bari dhe bënë unaza e byzylykë. Folën për shkollën, shoqet e shokët dhe detyrat e shtëpisë.

“E dëgjova se çfarë tha Sasha”, – tha Xhozi. “Më vjen keq që të quajti Trina e Vocërr.”

Trina vetëm tundi kokën.

“Por unë mendoj se ti je tamam në masën e duhur!” – i tha Xhozi.

Trina buzëqeshi. I dha Xhozit byzylykun prej bari që kishte bërë.

Të dielën e ardhshme, Trina u bë gati për në kishë. Veshi fustanin dhe krehu flokët. Pastaj u vrenjt duke parë këpucët e saj të vockla në dollap. Ishte e sigurt që askush në klasën e saj të Fillores nuk vishte këpucë aq të vogla.

Trina i tërhoqi këmbët zvarrë teksa ecte nëpër korridor në kishë. Kur mbërriti te klasa e saj e Fillores, Xhozi po e priste përjashta.

“Kemi një surprizë për ty!” – i tha Xhozi. “Eja, shikoje!”

Kur Trina u fut në dhomë, fëmijët e tjerë dhe mësuesja e tyre, motra Bot, po tregonin me gisht drejt një tabele të zbukuruar plot shkëlqim. Kishte zemra të ngjitura kudo në të. Kishte shënime brenda zemrave që thonin: “Trina ka një buzëqeshje të madhe! Trina ka një zemër të madhe!”

A girl named Trina stands in a space that is a textured yellow panel and a textured floor. This represents that she feels like she is small. Her friend, Josie, invites her to join the other kids in the primary class.

“A të pëlqen?” – e pyeti Xhozi. “Motra Bot na ndihmoi ta bënim.”

“Më pëlqen shumë”, – tha Trina. “Faleminderit.”

“Donim të të kujtonim një të vërtetë të madhe”, – tha motra Bot. “Ati Qiellor e do secilin prej nesh. Të shkurtër. Të gjatë. Të mëdhenj. Të vegjël. Kjo nuk ka rëndësi për Të. Ne jemi të gjithë fëmijë të Tij dhe Ai e do secilin prej nesh.”

Trina hodhi vështrimin nga zemrat në tabelë dhe buzëqeshi – shumë.

story PDF

Ilustrimi nga Olga Lee