Histori nga Shkrimet e Shenjta
Të Shpëtuar nga Zjarri
Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja ishin miq të mirë. Ata e ndihmuan njëri-tjetrin për të zgjedhur të drejtën.
Një ditë, mbreti i tha çdo njeriu që t’i lutej një statuje prej ari. Nëse nuk e bënin, ai do t’i hidhte në zjarr.
Të gjithë të tjerët iu lutën statujës. Por tre miqtë iu lutën vetëm Perëndisë.
Mbreti u inatos. Ai i hodhi Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon në zjarr.
Por zjarri nuk i dogji. Një qenie qiellore qëndroi me ta dhe i mbajti të palënduar.
Unë mund të zgjedh të drejtën, edhe kur është e vështirë. Jezusi do të më ndihmojë dhe do të jetë me mua!