2022
Felipe Gjen Udhën
Nëntor 2022


Pionierë në Çdo Vend

Felipe Gjen Udhën

“Të lutem na ndihmo të gjejmë udhën tonë”, – u lut Felipe.

Spread illustration of Felipe (age 10) and his mom walking through a jungle, late in the day. Felipe is pointing to palm trees above the jungle in the distance. The jungle scene continues across the whole spread.  Seven spot illustrations: 1. Map of Philippines 2. A tarsier, an animal found in the Philippines 3. An Latter-Day Saint temple illustration 4. Felipe and his wife on their wedding day. Just the figures from waist-up, no background needed 5. Felipe as he holds up a fish that he has caught 6. Simple family chart showing Felipe and his wife, four children (2 boys, 2 girls), and 10 grandchildren (5 boys, 5 girls).  7. Felipe at about age 19 as a missionary.

Felipe e dinte se po vinte nata. Zogjtë nuk po cicërinin më dhe bulkthat po zukatnin fort. Ai dhe nëna e tij kishin ecur nëpër pyll për më shumë se dy orë. Por çdo shteg që morën, u dukej i njëjtë me shtegun më parë. E kishin humbur tërësisht udhën.

Felipe po fillonte të kishte vërtet frikë. Sa kohë mund të mbijetonin në këtë xhungël? Ai ishte vetëm 10 vjeç, në fund të fundit. Nuk ishte aq i rritur sa të luftonte me një gjarpër apo një derr të egër. Dhe çfarë krijesash të tjera të frikshme mund të jenë rrotull duke kërkuar prenë pas perëndimit të diellit? Mendimi e bëri të drithërohej deri në palcë.

Ji trim”, – i tha vetes. E dinte se duhej të ishte.

Felipe donte që babi i tij të ishte atje. Por ai kishte vdekur para gjashtë muajsh. Pa të, gjërat ishin të vështira për Felipen dhe mamin e tij. Ata nuk kishin para dhe ushqime.

Felipe shpresonte që së shpejti mund të arrinin te shtëpia e motrës së vet në anën tjetër të malit. Ajo mund t’u jepte ca para për të blerë oriz.

Ai tha një lutje në zemrën e vet. “Atë në Qiell, të lutem na ndihmo të gjejmë udhën tonë. Të lutem.

Atëherë i erdhi një mendim: Shiko për pemët e arrave të kokosit. Felipe ngriti sytë. Atje, në largësi, kishte një korije me pemë arrash kokosi. Mund t’i shihte lart mbi pjesën tjetër të xhunglës. Gjethet e palmave të tyre lëkundeshin nga puhiza. Për herë të parë pas shumë orësh, Felipe ndjeu shpresë.

“Shiko!” Ai tregoi me gisht drejt pemëve.

Nëna e kuptoi. Pemët e arrave të kokosit do të thonin që një fshat ishte aty pranë. Perëndia i qe përgjigjur lutjes së Felipes! Felipe e kapi për dore nënën e vet. Së bashku ecën drejt sigurisë ndërsa dielli zhytej nën pemët.

Felipe gjithmonë e mbajti mend se si iu përgjigj Perëndia lutjes së tij. Nganjëherë ai dëshironte që të mund ta dëgjonte më mirë zërin e Perëndisë siç e dëgjoi atë natë në xhungël.

Më pas një ditë, tetë vjet më vonë, Felipe u takua me disa misionarë. Ata ishin nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ata i mësuan atij për profetët e gjallë, të cilët flisnin fjalët e Perëndisë. Kjo ishte pikërisht ajo për të cilën Felipe kishte shpresuar.

Felipe ishte i gëzuar që do të bashkohej me Kishën. Ai u bë njëri prej misionarëve të parë nga Filipinet që e përhapi ungjillin atje. Përsëri, Perëndia i kishte treguar Felipes se ku të shkonte – dhe Felipe e dinte se Perëndia do t’ia tregonte gjithmonë.

Filipinet kanë më shume se 7 600 ishuj.

Është vendi ku ndodhen 70% e specieve bimore dhe shtazore të botës.

Së shpejti Filipinet do të kenë tetë tempuj.

Felipe dhe bashkëshortja e tij kursyen para për një vit që të mund të udhëtonin për në tempull që të vuloseshin.

Felipes i pëlqen shumë të peshkojë.

Felipe dhe bashkëshortja e tij, Kora, kanë 4 fëmijë dhe 10 nipër e mbesa.

story PDF

Ilustrimet nga Jomike Teijido